Mezi ia del të mbajë peshën nën kontroll, Gigi Hadid vuan prej vitesh nga një sëmundje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Supermodelja Gigi Hadid ka luftuar për shumë gjatë një sëmundje, për të cilën mbase shumë prej jush nuk kishit dijeni. Bëhet fjalë për sëmundjen autoimmune të trashëguar të quajtur “Hashimoto”. Këtë sëmundje që prek tiroiden, modelja e ndau me publikun në vitin 2016, duke theksuar se përpos ndryshimeve që i shkakton në trup apo gjendjen emocionale, i është dashur të durojë dhe komentet e miliona njerëzve. Në shfaqjen e Victoria Secret ajo tha: “Nuk dua të humbas më peshë. Sikur muskujt t’i kisha në vendin e duhur dhe të pasmet e mia të ishin më të forta. Më ndodh shpesh të ulëras në jastëk pasi lexoj komentet apo siç thotë mami im të shkoj të bërtas në bregdet. Më qetëson…”

Edhe në 2018-ën, ajo u përball me një bullizim masiv online për ndryshimet në trup.

“Për ju që jeni të vendosur të keni pikëpyetje se pse ka ndryshuar trupi ime përgjatë viteve, mbase nuk e dini se unë jam diagnostikuar me Hashimoto që 17 vjeç. Ju që më quani jo perfekte për industrinë, duhet të mësoni të jeni më empatikë dhe jo të gjykoni pa e ditur historinë. Shpenzoni energjitë tuaja për të admiruar dhe jo për t’u bërë mizor ndaj dikujt”, ishte përgjigja e Gigi-t.

Kjo sëmundje çon në ulje të niveleve të hormonit të tiroides që shoqërohet me shtim në peshë, lodhje dhe kapsllëk. Gigi, emri i vërtetë i së cilës është Jelena Noura Hadid ka fituar çmimin internacional Modelja e Vitit që në 2016-ën dhe ka qenë në kopertinë të Vogue mbi 50 herë.

Në Shtator 2020 ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj Khai, me ish-partnerin Zayn Malik. Që atëherë dyshja i ndanë rrugët, ndërsa sot modelja është në një lidhje romantike me yllin e Hollywood Bradley Cooper./E.S

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV