Sociologia: Pas lindjes së fëmijës së parë, prindërit shqiptarë në mëdyshje për të dytin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan, sociologia Entela Binjaku tha se sipas raportit të INSTAT është regjistruar numri më i ulët i lindjeve në vendin tonë, pas 90 vitesh.

Sociologia tha se çiftet e reja hasen me shumë vështirësi. Sipas saj pas lindje së fëmijët së parë ata hezitojnë që të kenë dhe një fëmijë të dytë, apo të tretë. Entela Binjaku shtoi se çiftet e reja sot nuk kanë mbështetje dhe përkrahje familjare, e aq më pak institucionale.

“Mjaft të rinj dhe të reja kur bëjnë fëmijën e parë, për të dytin hezitojnë sepse e shikojnë veten që janë tepër të zënë, merr me më shumë kohë qëndrimi jashtë familjes, se sa brenda saj dhe ata nuk e kanë mundësinë që t’i përkushtohen fëmijës së dytë. Sikundër ka edhe çifte të tjera, të cilat edhe nëse do të donin të sillnin në jetë fëmijën e dytë nuk kanë mbështetjen nga të tjetër se më kë ta lënë këtë fëmijë. Gjithmonë familjet shqiptare këtë kanë bërë, që njëri prej partnerit sakrifikon më shumë se sa tjetri. Nuk duhet të harrojmë, që ka çifte të reja që janë me fëmijë dhe kanë orare pune të tejzgjatura, që nuk kanë mundësi. Edhe nëse do të kenë dëshirën realisht nuk kanë mundësi.”

Për të frenuar këtë fenomen sociologia tha se qeveria duhet të ndjekë një sërë politikash, siç mund të jetë rrija e bonusit të bebes, t’u ofrojë çifteve të reja ndihmë në kuptimin financiar, t’u ofrojë një punë të sigurt apo të marrë masa në uljen e shpenzimeve.

“Mbështetje për familjet e reja. Shumë e shumë studiues e vënë theksin tek kjo masë që mund të japë rezultate të mira. Nëse familjeve të reja iu ofrojmë ndihmë në kuptimin financiar dhe atë të sigurisë, që të kenë një strehë mbi kokë, në kuptimin që kenë një punë të sigurt, në kuptimin e masave për uljen e shpenzimeve për të sjellë në jetë një fëmijë gjatë muajve të parë të jetës, ndoshta kjo mund të kishte reflektuar.”/E.S

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV