Opozita akuzoi Melonin/ Brukseli: Emigrantët në Shqipëri, në përputhje me ligjin e BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brukseli e ka konsideruar në përputhje me ligjin e Bashkimit Europian dërgimin në Shqipëri të 40 emigrantëve që do të presin në qendrën e Gjadrit, deri në riatdhesimin e tyre.

Eurodeputetja e Partisë Demokratike Italiane Cecilia Strada, në opozitë, i kërkoi shpjegime Brukselit për arsyen e prangosjes së emigrantëve gjatë zbritjes në Shqipëri, por një zëdhënës i BE-së deklaroi se zhvillimet janë duke u verifikuar.

“Jemi në dijeni të zhvillimeve të fundit në lidhje me dekretin që rregullon CPR-të në Shqipëri dhe, sipas informacioneve tona, ligji kombëtar italian do të zbatohet për qendrat, siç ka ndodhur deri më tani për azilin. Në parim, kjo është në përputhje me ligjin e BE-së”.

Të gjitha partitë e opozitës italiane e kanë kundërshtuar kthimin e kampit të Gjadrit në një CPR që do të strehojë emigrantë në pritje të riatdhesimit. Sipas tyre kjo nuk është një zgjidhje duke qenë se kostot për transportin e tyre dhe të personelit do të rëndojnë më shumë buxhetin.

Pasditen e së premtes anija Libra solli 40 emigrantët të cilët do të mbahen në Gjadër për të paktën 18 muaj derisa të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Sipas autoriteteve italiane ata janë tunizianë, egjiptianë, bangladeshas, pakistanezë, algjerianë, gjeorgjianë, nigerianë dhe moldavë. /e.t

Të fundit

Marrëdhëniet familjare janë në qendër të ditës…çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën Hëna ndez anën tuaj impulsive dhe ju shtyn të veproni pa u menduar shumë. Energjia...

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin investigativ Fiks Fare. Ai akuzon...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

Lajme të tjera

Web TV