Pse Rama paska hequr dorë nga ‘vjedhja’ e programit të Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Në vitet tetëdhjetë kishte një garë mes një rapsodi të Lezhës dhe një tjetri të Mirditës se kush e bënte tekstin më të mirë për Festivalin e Gjirokastrës.

Ky i Mirditës ishte më i famshëm për tekste patetike, kurse ky i Lezhës për ndërthurjen e patriotizmit me komunizmin. Dhe të dy tregonin legjenda se si kishin tentuar t’u vidhnin këngët.

Një ditë, ky rapsodi i Lezhës po u tregonte miqve të vet se, ndërsa po ecte rrugëve të Rrëshenit, ndjeu se dikush po i hiqte dosjen nga sqetulla dhe ai nxori pistoletën dhe ja drejtoi në ballë. Ishte ai që mendonte: rivali i Mirditës.

Një prej pjesëtarëve në bisedë, që bënte humor me delirin e dy rapsodëve, i tha me qetësi:

– Po pse nuk e le të ta vidhte, mo burrë, se kështu e kishte të sigurtë humbjen në Festival.

Mu kujtua kjo histori, që tregohej me shumë humor në ato vite, kur dëgjova që Berisha e nisi fjalimin për programin me lavdërimin se ishte aq i mirë, sa donte ta vidhte dhe PS-ja, por nuk dihet pse hoqi dorë.

Në fakt, programi i Berishës, përveçse nuk ka lidhje me të qenit program, pasi është një menu premtimesh të së majtës ekstreme, është një përmbushës dëshirash të çdo njeriu për çfarëdo gjë që të kërkojë, dhe si i tillë ai shkruhet rast pas rasti.

E mbani mend atë skenën me tatimin mbi dividendin? Mblodhi biznesmenët dhe iu tha: do ta bëjmë 10 për qind.

– Po ne 8 për qind e kemi, – i tha biznesmeni që kishte në krah.

– Ashtu? Atëherë do ta heqim, do ta studiojmë.

Lexo edhe :  Shqiptarët boshatisin burgjet e Greqisë, 50% më pak

Kështu që në këtë pikë, ai është i pakopjueshëm, pasi është program që zhvillohet dita-ditës duke dëgjuar dëshira njerëzish. E vetmja gjë serioze ishte Ministria e Familjes, dhe aty mund të vërë djalin, ose nusen e djalit ministre, që ta legjitimojë natyrën e pushtetit të tij.

Arsyeja pse Edi Rama hoqi dorë nga “kopjimi” i këtij programi ka shumë ngjashmëri me atë anekdotën që tregohet mes dy rapsodëve. Në këtë rast, LaCivita duhet të ngrihej dhe t’i thoshte Berishës:

– Po pse nuk e le të ta vidhte, zoti Berisha, se e kishte humbjen të sigurtë./    S,M

Të fundit

Rama nga Lezha: Me hyrjen në BE vlera e pasurisë së patundshme dyfishohet menjëherë

Kryeministri Edi Rama, gjatë takim me përfaqësues të bizneseve në Lezhë tregoi planet e ardhshme të qeverisë. Gjatë...

Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kosova s’ka formuar institucionet e reja. Reagon BE!

Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, pasi vendi ka ngecur në përpjekje për...

Rama me sipërmarrës në Lezhë: Kemi gati planin e paqes fiskale me bizneset!

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një takim me biznese dhe sipërmarrës në qytetin e Lezhës. Rama: Do krijojmë një ofertë më cilësore...

Shënjestër e atentatit në Tiranë? Zbardhet dëshmia e bashkëshortes së Roan Brahimit

Është zbardhur dëshmia e gruas së Roan Brahimit, e cila dyshohet se ishte shënjestra e atentatit mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Ajo është shprehur...

PD ankohet në KQZ për kryebashkiakun e Kolonjës: Përdor postin publik për fushatë

Partia Demokratike ka depozituar një ankesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kundër kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, duke e akuzuar për përdorim të funksionit...

Lajme të tjera

Web TV