Gruaja që mposhti paragjykimet për të rritur fëmijët, punon lavazhiere krah bashkëshortit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nuk e kam për turp dhe nuk më intereson se ca thonë të tjerët”. Aleksa, nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të punonte në një lavazh makinash derisa bashkëshorti, Siljani i kërkoi ndihmë pasi nuk gjente punëtorë për biznesin e tij. Tashmë janë bërë 5 vite, që burrë e grua punojnë krah për krah njëri-tjetrit, në lavazhin e tyre, në anë të rrugës nacionale Lezhë-Shkodër….

Aleksa është e vetmja grua lavazhiere në Lezhë. Ditët e para të punës e ka ndjerë paragjykimin e klientëve por me kohen kuptoi se puna për të është krenari jo turp. Bashkëshorti është mbështetja më e madh për të, dhe të dy bashkë punojnë 16 orë në ditë për të mbajtur tre fëmijët.

“Pasi e pashë se nuk ka punëtorë, mora bashkëshorten me vete për me mu ba krah. Ka 5 vjet që e kemi hap lavazhin dhe dora e gruas është më e kujdesshme se e mashkullit për këtë punë.

“Vështirë ishte në fillim pastaj u mësova. Nga gjendja ekonomike u detyrova dhe duhet me e bë patjetër. Punoj 16 dhe 17 orë në ditë. Në fillim më kanë parë me sy tjetër dhe më pas janë mësu me mua”.

Natyrisht të qëndrosh gjithë ditën me duar në ujë, dimër e verë nuk është e lehtë, por çifti Guqe nuk dinë të ankohen. Punojnë çdo ditë të javës për të mbajtur fëmijët dhe janë të kënaqur me biznesin e tyre të vogël, që ju siguron të ardhura për të përballuar jetesën.

“Punojmë dhe mbajmë 3 fëmijët. Ia dalim, është biznes i mirë. Lodhje normal që ka se punojmë 16 orë ne dite por fitimi është i mjaftueshëm. Kjo është punë që më tërheq shumë dhe do ta mbyll karrierën me këtë punë”.

Lexo edhe :  Çështja "Meta", disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

“Unë nuk kam turp nga puna dhe do vazhdoj deri në fund ta bëj gjithmonë”.

Çifti Guqe në Lezhë është shembulli i vërtetë i sakrificës në emër të familjes…/E.T

Të fundit

Shpërthimi në rrethimin e burgut të Fushë-Krujës, pista ku janë përqendruar hetimet

Policia e shtetit ne bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kanë nisur...

Ngërçi politik në Kosovë, mbahet sot seanca e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Për të 23-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Elon Musk largohet nga administrata Trump, ja arsyeja

Miliarderi dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, po largohet nga administrata Trump pasi drejtoi një fushatë të ashpër për përmirësimin e efikasitetit, gjatë së...

Erjon Zaloshnja: Eni Çobani s`më la të mbaroja juridikun, më dogji diplomën

I ftuar në podkastin “Klo’s Friends”, me gazetaren Klotilda Harka, Erjon Zaloshnja befasoi me pohimin se Eni Çobani i ka djegur diplomën. Ai tregoi...

Kryeministri Rama vizitë në Gjermani, zbardhet agjenda

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë pune në Aachen të Gjermanisë. Shefi i ekzekutivit do të marrë pjesë në punimet e ...

Lajme të tjera

Web TV