Ermand Mertenika inxhinier bio mjekësor foli në ABC News foli për studimin revolucionar në Kinë që jep shpresë për mjekësinë.
Bëhet fjalë për implantin e parë në tru-shpinë. Nëpërmjet të cilit siç tha ai rindërtohen rrugët e komunikimit nervor nga trauma.
Përparim Gjeka, sipërmarrës gjatë intervistës u shpreh se kryesor është fakti i detektimit të problemeve.
“Janë një grup pune e bërë nga doktorë që bashkëpunojnë me universitete, apo spitale universitare dhe bëjnë bashkërendimin e punës shkencore me vënies në jetë të punës kërkimore-shkencore në pacientë realë. Në Europë është pak e vështirë të bëhen këto eksperimente, por të rejat e shkencës janë më të mundura të praktikohen…Katër rastet që janë bërë muajt e fundit, kanë qenë të dëmtuar, dhe pjesë të trurit nuk i kanë funksionuar. Me atë të Inteligjencës Artificiale detektojnë se ku aktualisht është problemi. Unë kam një koncept tjetër për sëmundjet, jam për parandalimin e sëmundjeve”, tha mes të tjerash ai./e.t