“Shqipëria me hapa të shpejtë” / Frrok Çupi: Anëtarësimi në BE, fitorja më e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të hënë Shqipëria ka çelur një tjetër grupkapitull të negociatave të anëtarësimit në BE. Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel i cili kryeson delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe drejtues të punës për kapituj përkatës.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News analisti Frrok Çupi u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të shpejtë dhe se rezultatet e arritura siç tha ai e tregojnë më së miri këtë. Gjithashtu shtoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian do të jetë fitorja më e madhe.

“Momentet tona drejt ecjes në rrugëtimin e BE, padyshim janë rezultat i arritjeve. Është thënë se Shqipëria ka bërë hapa shumë të shpejtë dhe kjo është e vërtetë. Jemi të bindur që po shkojmë në BE, pas 3-4 vitesh dhe kjo është një pikë kulmore ku varen të gjitha zgjidhjet tona. Për mua kjo është fitorja më e madhe se anëtarësimi në BE është pika kulmore ku ndërvaren të gjitha arritjet e tjera.

Edhe pse jemi në një moment ku fushata e zgjedhjeve po zhvillohet me “kalin e betejës” që quhet Bashkimi Europian”. Tani jemi mes dy fronteve, një front i dobët që bën thirrje të mos na pranojë dhe fronti tjetër që ecën drejt BE-së”, tha mes të tjerash Çupi./   S,M

Të fundit

Paketa e maleve frenon emigrimin! Më 3 maj hyn në fuqi ligji, ekspertët: Qeveria ndihmon

Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për Paketën e Maleve. Me vetëm 1 euro ky ligj u...

Në fushatë me Berishën, Interpol Athina ruan CV të pasur me krimet e Fredi Belerit

Dhionis Alfred Beleri sot Eurodeputet rezulton se ka një CV të pasur me shkelje ligjore dhe krime jo vetëm në shqipëri por po ashtu...

Amerikanët tremben nga Trump, bie mbështetja në sondazhe për presidentin

Mbështetja për Donald Trump në 100 ditët e para të presidencës së tij është më e ulëta për një president në 7 dekadat e...

Publikohen fotot e para të varrit të Papa Françeskut, mijëra persona vizitojnë bazilikën

Bazilika “Shën Maria e Madhe” është vizituar nga 30 mijë qytetarë, duke e kthyer atë në një nga vendet më të vizituara të Romës...

Kontrata e lobimit, Flamur Noka reagon pas dyshimeve: Në përputhje me ligjin

Pas publikimit të kontratës prej 6 milionë dollarësh që Partia Demokratike ka lidhur me kompaninë amerikane Continental Strategy, ku është dhe firma e tij...

Lajme të tjera

Web TV