Shenjat që tregojnë se trupit i duhet të pushojë dhe çlodhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht dëshirës, energjisë, mundësive dhe motivimit për të punuar e për t’u përballur me sfidat e përditshmërisë, trupi ka nevojë për kohën e duhur për rikuperim, qetësi dhe pushim.

Nëse njeriu nuk i dëgjon ‘thirrjet’ e organizmit, atëherë përballet me lodhje kronike, dhimbje e shumë simptoma të tjera.

Por cilat janë disa nga shenjat e organizmit që tregojnë qartë se ka nevojë të pushojë?

Pagjumësia

Pagjumësia është një nga shenjat që jep organizmi kur ka nevojë për të pushuar.

Për shembull, aktiviteti i tepruar fizik shkakton stimulim të jashtëzakonshëm të sistemit qendror nervor.

Ky stimulim e bën të vështirë gjumin dhe mungesa e tij është tepër e dëmshme.

Për pasojë, njerëzit që kanë kryer një jetë pasive, duhet ta marrin shtruar me aktivitetin fizik e të mos stërmundohen.

Ata duhet të marrin një ose dy ditë pushim mes çdo seance ose aktiviteti fizik.

Kjo kohë do u japë mundësi muskujve që të rikuperohen dhe gjumit të jetë më i paqtë.

Rrahjet e zemrës

Një shenjë tjetër që tregon se trupi ka nevojë të pushojë ka të bëjë me rrahjet e zemrës. Kur trupi pushon, rrahjet e zemrës duhet të jenë më të ulëta.

Zemra e një të rrituri rreh nga 60 deri në 100 herë në minutë. Sa më të ulëta të jenë rrahjet e zemrës kur trupi pushon aq më mirë funksionon zemra.

Nëse këto rrahje janë më të larta se 100, atëherë trupi po punon më fort për të shpërndarë oksigjenin në organe.

Dhimbjet

Kontraktimet e muskujve, dhimbjet e kyçeve apo të kokës janë tregues se trupi mezi po qëndron në këmbë. Përpos tyre, këto shenja tregojnë se në organizëm mund të ketë inflamacion.

Lexo edhe :  Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Këto dhimbje, bashkë me inflamacionin mund të trajtohen me ibuprofen ose me acide yndyrore omega-3. Burimet më të mira të këtyre acideve yndyrore janë salmoni, sardelet, arrat dhe farat.

Oreksi

Kur trupi është i lodhur, pasojat i vuan edhe oreksi. Ju mund të ndiheni tepër të lodhur për të gatuar ose keni mungesë oreksi. Përpos pushimit, duhet të siguroheni që do të ushqeheni mjaftueshëm dhe shëndetshëm por edhe të hidratoheni. Mungesa e ushqimeve shteron energjitë, shkakton rënie flokësh, ul temperaturën e trupit e nxit të dridhurat e marramendjen./k.k

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV