Këlliçi thirrje SPAK-ut: Reagoni ndaj krimeve zgjedhore, po dëmtojnë procesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të fundit politike dhe ka bërë thirrje publike ndaj SPAK-ut për të ndërhyrë kundër shkeljeve të rënda që, sipas tij, po dëmtojnë rëndë procesin zgjedhor në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi akuzon Partinë Socialiste për blerje dhe manipulim votash në bashkëpunim me grupe kriminale dhe përfaqësues të biznesit klientelist. Ai më tej sulmon ashpër kryeministrin Edi Rama për gjuhë denigruese dhe intimidim të votuesve.

Postimi i kandidatit për deputet të PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi:

Sot, kreu i grupit të strukturuar rilindas paska sulmuar Partinë Demokratike, duke e portretizuar atë si blerëse të votave dhe problem për demokracinë.

Është karakteristikë e autokratëve ta gjejnë problemin tek opozita dhe të përpiqen ta zhbëjnë atë. Kjo shkon në linjë edhe me thirrjen e tij kriminale antidemokratike ndaj elektoratit për ta intimiduar të votojë.

Edi Rama është arkitekti i rrënimit të nivelit të diskutimit demokratik në vend.

Thirrjeve të kryetarit të PD-së Sali Berisha për debat ai iu përgjigjet me tallavanë e zhabave, bufave dhe zhapikëve. Rama ka ndërtuar një Big Brother të madh politik, ku procedura ligjore e parlamentare është shndërruar në një spektakël fyes, me zarfa të zinj për bashkëpunëtorët e ngushtë dhe survejim patronazhist total të qytetarëve.

Gjuha e tij bullizuese, fyese, në kufijtë e çmendurisë, është tashmë proverbiale, duke tejkaluar madje dhe kufijtë e Shqipërisë. Së fundmi, Partia Demokratike i drejtohet institucioneve, posaçërisht SPAK-ut, të reagojë ndaj shkeljeve të rënda ligjore që prishin garën elektorale.Të tilla janë të faktuara, qoftë edhe në faqen time në Facebook.

Lexo edhe :  Sherr në PS: Grushta mes ‘të vetëve’ në Kavajë

Partia Socialiste e ka shndërruar blerjen dhe manipulimin e votës në institucion, me bashkëpunimin e biznesmenëve parazitë dhe bandave kriminale në Elbasan, në Durrës, në të gjithë Shqipërinë./E.S

Të fundit

Fushata Elektorale/ Bardhi takim me qytetarët e Fierit: 1 Votë, sa 100 ditë

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Fier, Gazment Bardhi, përveç denoncimeve, po bën takime me qytetarë të shumtë, ku...

Eminem njihet në mbarë botën, por a e dini pse artisti ka zgjedhur këtë emër në muzikë?!

Kanë kaluar pothuajse tri dekada që nga debutimi i Eminem me albumin “Infinite” dhe që atëherë, reperi nga Detroiti ka ndërtuar një nga karrierat më të...

Legalizimi i kanabisit/ Miratohet udhëzimi i ri: Kush përfiton e kush përjashtohet

Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi udhëzimi “Për përcaktimin e formatit të lejes për ushtrimin e aktiviteteve të lidhura me prodhimin e kanabisit...

“Çmenduri të shkosh me kënetën”/ Rama: PS nuk mundet dot

Kryeministri Edi Rama u shpreh se qytetarët shqiptarë më 11 maj duhet të votojnë PS për Shqipërinë 2030 në BE. Në takimin e zhvilluar...

Andoni: 12 maji do të jetë një goditje fatale për PD nëse nuk ka një as nën mëngë

Analisti Ben Andoni i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV thotë se PD po pret një sinjal nga SHBA, për...

Lajme të tjera

Web TV