Seanca konstituve dështoi, IKD: Letra e dorëzuar nga Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas IKD-së, shkak për këtë u bë “mosvotimi i Raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve dhe Kuorumit, me arsyetimin se Kryeministri dhe akterët qeveritar nuk dhanë dorëheqje nga pozitat e tyre në Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Në reagimin zyrtar, IKD ka vënë në dukje paqartësitë të hasura në dokumentin e dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti nga posti me qëllim betimin e tij si deputet i Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e 9-të.

“Letra e dorëzuar nga Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti, nuk paraqet akt të dorëheqjes. Interpretimi i z. Kurti se Qeveria e tij ka statusin ekuivalent me Qeverinë në detyrë vlenë për Qeverinë si institucion dhe jo për të si kreu i saj. Përmbajtja e njoftimit të Kryeministrit tregon synimin e tij që ai të vazhdojë ta udhëheqë Qeverinë në detyrë edhe duke qenë deputet.

Në bazë të Ligjit NR.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kryeministri duhet të jap dorëheqje në momentin e betimit të tij si deputet. Nga ky moment, Qeveria do të vazhdojë të funksionojë si qeveri në dorëheqje, por se nuk mund të udhëhiqet nga z. Kurti. Udhëheqja në këtë rast kalon tek zv. Kryeministri i Qeverisë në detyrë dhe postet ministrore udhëheqen nga zv. Ministrat. Përjashtim bëjnë rastet kur një ministër nuk është zgjedhur deputet, në këtë rast, ai mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën”, thuhet në njoftim.

Instituti i Kosovës për Drejtësi shkruan se e njëjta letër duhet t’i dorëzohet me rregullore kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa referuar rastit kur kryetari i ri ende nuk është zgjedhur, kërkesa e dorëheqjes i dorëzohet kryesuesit të seancës konstituive, që sipas rregullores duhet të jetë deputeti më i vjetër, e që në këtë rast është Avni Dehari.

Lexo edhe :  Vetëvendosje: Gjykata Kushtetuese shkeli Kushtetutën

Doreheqja e firmosur nga Albin Kurti/E.S

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV