A duhet besuar hekurudha Tiranë–Prishtinë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Duhet besuar sepse në vitin 2011 u paraqit madhërisht plani për 7 linja tramvajesh në Tiranë. Sot? Sot të gjithë po i shijojnë. Po të mos kishim tramet sot çdo banor i kryeqytetit do të harxhonte 2-3 orë në trafik.

A duhet besuar hekurudha Tiranë–Prishtinë?

Duhet besuar, patjetër!

Duhet besuar sepse në vitin 2011 u paraqit madhërisht plani për 7 linja tramvajesh në Tiranë. Sot? Sot të gjithë po i shijojnë. Po të mos kishim tramet sot çdo banor i kryeqytetit do të harxhonte 2-3 orë në trafik.

Duhet besuar sepse hekurudha Tiranë–Durrës, me degëzim për në Rinas, ka mbaruar me sukses…! Është aq moderne dhe ekologjike sa nuk dëgjon zhurmën e trenit dhe, madje, as nuk e sheh dot.

Duhet besuar sepse stacioni i ri i trenit në Tiranë është ndërtuar! Po, është supermodern, i tejdukshëm, por vetëm për ata që janë të zgjuar.

Duhet besuar sepse ura Velipojë–Ulqin, me gjithë dimensionin e saj modest prej 300 metrash, u realizua me sukses absolut… në 3D! Madje më shpejt u ndërtua në konferencat për shtyp sesa në terren. Është ura që bashkon dy brigje të imagjinatës, me një karikaturë të realitetit.

Duhet besuar se hekurudha Tiranë–Prishtinë do bëhet, sepse ne jemi vendi ku projektet ecin më shpejt se trenat, pikërisht sepse nuk ka tren.

Duhet besuar sepse:

Stadiumi i Kukësit u premtua si “Camp Nou i Veriut”, por doli si fusha e lagjes pas një shiu të lehtë.

Porti i Durrësit do të bëhet më i madhi në Mesdhe… por deri tani ka lundruar vetëm në makete, në intervista dhe në tendera. Njerezit kanë paguar që tani për apartamente, prandaj po ecën aq shpejt.

Lexo edhe :  Doktor hajduti

Teatri i ri Kombëtar do të ngrihej si simbol i kulturës së re por, për momentin, është simbol i asgjësë me kulla që rriten rreth e përqark.

“Air Albania Campus” për studentët – një ëndërr që nuk shuhet kurrë edhe pse kompania sikur paska fjalimentuar.

Zgjerimi i bulevardit të Tiranës deri te liqeni i Paskuqanit – në realitet është zgjeruar vetëm durimi i banorëve që presin.

Akademia e çobenëve ka mbaruar dhe nuk ka dele që nuk e beson.

Prandaj, duhet besuar hekurudha Tiranë–Prishtinë.

Duhet besuar, patjetër! Se ne jemi populli që nuk ecën me tren, por me kismet. Dhe kismeti nuk ka nevojë për shina./   S,M

Të fundit

Tentativa e tetë/ Kuvendi i Kosovë mblidhet sot sërish në seancë konstituitive

Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 10:00 për të vazhduar punimet e seancës konstituive...

“ChatGPT” i shpëton jetën 40-vjeçares amerikane

ChatGPT i shpëtoi jetën një gruaje – zbuloi kancerin që mjekët nuk e kishin vënë re. Lauren Bannon, 40 vjeçe, kaloi dy vite duke marrë...

Shqiptarët perceptojnë pabarazi ekonomike shumë më të lartë se në treguesit zyrtarë

Nga këndvështrimi i qytetarëve, pabarazia ekonomike në Rajon dhe në Shqipëri është më e lartë se matjet zyrtare, evidentoi Banka Botërore në raportin e...

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit, 29 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.4 lekë. Euro do të...

“Përulësi, ambicie, unitet”/ Mark Carney mban fjalimin e parë si kryeministër i Kanadasë

Partia Liberale e udhëhequr nga Mark Carney ka dalë fituese në zgjedhjet federale në Kanada. Në fjalimin e tij të parë pas fitores, Carney...

Lajme të tjera

Web TV