“Të fus në listë”/ Avokati braktis sallën e gjyqit: Nuredin Dumani më kërcënoi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tensione të forta në seancën për dosjen “Plumbi i artë”. Avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, pretendoi se u kërcënua nga i penduari Nuredin Dumani.

Avokati braktisi seancën, duke thënë me zë të lartë: “Nuk toleroj mua të më kërcënojë dikush në sallë dhe prokurori të mos reagojë. Nuk mund të më bëjë ai presion mua. Nuk dëgjoj unë atë të më thotë “të fus në listë, je në ofertë”.

Gjykata urdhëroi punonjësit e policisë të largojnë nga salla të penduarin dhe ndërpreu seancën për pak minuta.

“Dulin ose Tafilin për Talo Çelën, ose 1.5 milionë euro”, Dumani rrëfen kontaktet me Behar Bajrin 

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vazhduar në seancën e kësaj të enjteje të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme t’u përgjigjet pyetjeve të avokatit.

Ai ka rrëfyer kontaktet me Behar Bajrin dhe çfarë ai i kishte kërkuar në këmbin të Talo Çelës.

Henrik Hoxha pyet Nuredinin: Nga e kemi nisur porosinë për familjen Masha?

Nuredin Dumani: Ne kemi marrë foto të familjarëve të Lulzim Mashës.

Henrik Hoxha: Kemi marrë foto për djalin e tij. Arsyen e kam shpjeguar. Djali nuk po vinte, se ishte në Maqedoni. Interesimin për hyrjen e tij nga Maqedonia e bënte “Sakati” (Baho). Djali mund të vinte me 200 mijë euro me vete. Këto ishin ekstra që ne do t’i ndanim me njëri-tjetrin, përveç porosisë 150 mijë euro. Ne pritëm disa muaj. Do ta them më vonë për kë u bë. Në mungesë të djalit, menduam të vrasim të atin, e që më pas djali të vinte për varrimin e të atit.

Avokati: A njeh një Elton Basha?

Lexo edhe :  Deputetët që mbetën jashtë… nga kuota gjinore

Nuredin Dumani: Po është miku im nga Burreli. Shkurt i thërrisja Toni, ndërsa në telefon e kisha me emrin “Bisha”. Herën e fundit e kam takuar në Kosovë. Erdhi disa herë tek unë. E kam takuar si shok.

Avokati: Si ke folur me Behar Bajrin?

Nuredin Dumani: Kam folur përmes Elton Bashës dhe Arlind Bushatit, që u vra. Deri në atë moment nuk kisha folur ende me Behar Bajrin. Fillimisht çova një djalë nga Dibra. U nisëm natën. Gjithë natën mbajta kontakt me Eltonin. Janë takuar në një fushë. Ata ishin disa veta. Unë isha në Kosovë.

Avokati: Çfarë kërkoi Behar Bajri?

Nuredin Dumani: Fola në telefon, madje pak të tensionuar. Më kërkoi të bëja goditje, Dorian Dulin, Genc Tafilin e të tjerë. Unë i kam vënë një çmim 1.5 mln euro.Avokati: Ti çfarë i ke kërkuar Behar Bajrit?

Nuredin Dumani: Unë i kërkova Talo Çelën. I thashë të ma gjente ku ishte. Ai më tha, kam informacion se ku ndodhet.

Avokati: A kishe info se Talo Çela rrinte te Sueli?

Nuredin Dumani: Informacion jo, por thashetheme po. Suel Çela më ka thënë që ka bërë takim me Talon, por jo ta ketë mbajtur. /e.t

Ilustrim: Ilirjan Dyzeni dhe Nuredin Dumani
Ilustrim: Ilirjan Dyzeni dhe Nuredin Dumani

Të fundit

“U kërcënua te vendi i punës”/ Paloka publikoi videon e shit-blerjes së votës

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, mbajti sot një konferencë për mediat, nga ku denoncoi se...

Nesër Samiti i Komunitetit Politik Evropian, në Tiranë zbresin 47 liderë!Zbardhet axhenda

Shqipëria do të kthehet në kryeqendrën e Evropës më 16 maj, kur mbahet Samiti Politik Evropian. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të...

Gara e fortë në Tiranë mes socialistëve, gratë kadidate në ‘luftë’ për 2 mandate

Gara në Qarkun e Tiranës u duk që në fillim se për shpërndarjen e mandateve nuk do të kishte histori. Që prej hapjes së...

Sekuestrohen 30 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, procedohet 66-vjeçari nga Tirana

Shërbimet e Policisë Kufitare në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë goditur një rast të mosdeklarimit të parave në Pikën Kufitare të...

Alba Pollozhani dhe Lim Hoti në pritje të ëmbël?Ja arsyeja e largimit të çiftit nga Ferma

Dalja e dy personazheve të Ferma Vip nga reality show, Limit dhe Albës befasoi publikun pasi ishte një vendim shumë spontan nga të dyja...

Lajme të tjera

Web TV