Last Updated on 17/04/2025 by adminfjala
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka sfiduar sërish sot kryeministrin Edi Rama për t’u përballur në një debat televiziv live.
Sipas tij, Rama refuzon çdo debat mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës për programin para zgjedhjeve.
“Kryeministri aktual ka kodin e mafies, është padrino, se këtë që bën ai, me debatin televiziv me ballafaqimin e kandidatëve, që e ka ndaluar, me refuzimin nga ana e tij të cdo kontakti me gazetarët. Ai sot dhe Kim Jong Un janë të vetmit kryeministra në botë që nuk pranojnë asnjë pyetje nga asnjë gazetar, sepse nuk takohen me ta.
I vetmi, është ai. Dhe natyrisht vetë nuk pranon të ballafaqohet në studiot televizive për programet. Traditë kjo e krijuar, e filluar në 1991 kur partia e krimit, ishte parti pune, por vendosën të respektojnë disa rregulla elementare dhe në atë kohë ballafaqoheshin për programin, përfaqësuesit tanë dhe të partisë së punës. Kurse sot ai ka ndaluar “Omerta”, kodi i mafies, ka ndaluar cdo lloj komunikimi” tha ai./ S,M