Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë kompeticion. 90 minutëshi përfundoi 2-0 (Noslin, Castellanos) për lacialët, ndërsa në shtesë emocionet do ishin të mëdha.
Dia ndezi festën vendase por gëzimi zgjati pak pasi Helmerson u përgjigj në krahun tjetër. Me rezultatin 3-1 ekipet iu drejtuan pikës së bardhë të penalltisë, me Bodo Glimt që u tregua më e saktë./ D.C