Rrëfimi i Messit: Doja rikthimin te Barcelona, Guardiola mund t’i ketë bërë keq futbollit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi ka bërë një rrëfim për karrierën e tij dhe të ardhmen. Në një intervistë të dhënë për “Simplemente Futbol”, ylli argjentinas pranoi se ka filluar të mendojë për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Ndër të tjera, Messi foli edhe për trajnerin Pep Guardiola dhe punën e bërë asokohe te Barcelona. Sipas tij, loja e katalanasve me Guardiolën, mund t’i ketë bërë keq futbollin, pasi shumë të tjerë tentonin ta kopjonin.

“Do ju gënjeja nëse do ju thoja që nuk mendoj për Botërorin 2026. Ky vit do të jetë vendimtar për të parë se çfarë do të vendos për Kupën e Botës. Do të jetë e rëndësishme të vazhdoj të luaj në vazhdimësi. Vitin e kaluar e nisa mirë, por u ndala nga dëmtimet. Këtë herë nuk ka pushime në Qershor sepse është Kupa e Botës për Klube. Do shikoj gjendjen dhe pastaj do mendoj për objektiva. Dua të shijoj çdo ditë, të shikoj si ndihem fizikisht dhe të jem i sinqertë me veten.

Pep Guardiola është nga një planet tjetër. Ai është ndryshe nga të tjerët. Sheh gjëra që askush tjetër nuk mundet. Ka ndryshuar futbollin. Të gjithë donin ta kopjonin. Në fakt kjo mund t’i ketë bërë keq futbollit, sepse njerëzit përpiqeshin të luanin si Barcelona jonë.”

Messi nuk i kurseu vlerësimet për sulmuesin e talentuar të spanjollëve, Lamine Yamal. Argjentinasi tha se 17-vjeçari po bën gjëra të jashtëzakonshme dhe është një nga më të mirët në botë.

“Ajo që po bën Lamine Yamal është e jashtëzakonshme. Në këtë moshë është bërë kampion Europe me Spanjën. Është vetëm 17 vjeç dhe në një proces zhvillimi. Do të rritet si lojtar dhe do të shtojë gjëra të tjera, siç bëra edhe unë. Yamal ka cilësi të jashtëzakonshme dhe aktualisht është një nga lojtarët më të mirë në botë.”

Messi zbuloi se pas PSG-së mendoi rikthimin te Barcelona, por kjo ishte e pamundur.

Lexo edhe :  Zyrtare/ Real Madrid njofton “divorcin” me trajnerin Carlo Ancelotti

“Synimi im ishte të rikthehesha te Barcelona, por nuk ishte e mundur. Fituam Botërorin në 2022 dhe kjo kishte një ndikim të madh. E kisha të qartë se nuk doja të shkoja në asnjë ekip tjetër në Evropë. Vendimi për të ardhur te Inter Miami ishte një vendim familjar. Erdhëm këtu për të jetuar një përvojë të re.

Nuk kam asnjë dyshim që do të vazhdoj të jem konkurrues. Kjo nuk do hiqet kurrë, sepse është pjesë e imja. Kështu më kanë rritur. Më pëlqen të fitoj dhe të konkurroj”, u shpreh Lionel Messi./E.S

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV