Revolucion te Reali, madrilenët bëjnë gati trajnerin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eliminimi nga Liga e Kampioneve, duke se ka sjellë fundin e aventurës së trajnerit Carlo Ancelotti në stolin e Real Madrid.

Spanjollët e kanë marrë vendimin dhe në fund të sezonit do të ndajnë rrugët me trajnerin italian. Ancelotti-n nuk do e shpëtonte as fitimi i Kupës së Mbretit apo ndoshta edhe titulli kampion në La Liga.

Sipas raportimeve nga Spanja, madrilenët kanë bërë gati revolucionin për në verë, i cili do të nisë nga stoli.

Si trajner, emri që pëlqehet është Xabi Alonso. Ky i fundit është pjesë e Bayer Leverkusen, por mund të arrihet një marrëveshje që të kalojë te madrilenët, ku për disa sezone ka luajtur si lojtar.

Gjithashtu priten edhe lëvizje të rëndësishme sa i përket lojtarëve. Tent Alexander-Arnold do të jetë i pari i afruar, ndërsa për mbrojtjen pëlqehet edhe Huisjen.

Në mesfushë Zubimendi shihet si pasues i Modric, e ardhmja e të cilit te Reali nuk është e sigurt. Me shumë mundësi do të largohet edhe Lucas Vasquez, ndërsa për David Alaba do të vlerësohen ofertat./E.S

Të fundit

Drejtori i Policisë së Shtetit, konferencë rajonale të INTERPOL-it në Athinë

Kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në Konferencën...

Përfshihet nga flakët Fakulteti i Bujqësisë, studentët në panik evakuohen me shpejtësi

Pak pas orës 10:00 në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Tuscias në Viterbo, shpërtheu një zjarr i fuqishëm. Si pasojë, studentët, mësuesit dhe...

Furtunë transferimesh tek Man. City, “qytetarët” sigurojnë shërbimet e talentit francez

Pas arritjes së marrëveshjes me mesfushorin Tijjani Reijnders nga AC Milan, Manchester City ka siguruar edhe shërbimet e një tjetër talenti të madh, Rayan...

Çfarë thotë porosia jote e ushqimit në një takim për ty?

E vërteta është se s’ka nevojë për psikolog – mjafton të shohim çfarë porosit dikush në takimin e parë, dhe mund të lexojmë karakterin...

‘Pakoja ka mbërritur në magazinë…’/ Kujdes, mesazhet mashtruese online vjedhin të dhënat

Mesazhet mashtruese online janë bërë një kërcënim real për të dhënat tuaja nëse zbatoni udhëzimet të cilat janë të afishuara. Së fundmi, një mesazh...

Lajme të tjera

Web TV