Investim për turizëm malor/ 10 vite pa taksa, ja kush përfiton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 3 maj hyn zyrtarisht në fuqi ligji për ‘Paketën e Maleve’, që ka synim të zhvillojë për turizëm zonat malore. Ligji i miratuar më 13 mars në Kuvend, është botuar edhe në Fletoren Zyrtare, dhe brenda 6 muajve institucionet duhet të plotësojnë aktet nënligjore, në mënyrë që të nisë zbatimi i tij.

Ky ligj u jep mundësinë të gjithë qytetarëve apo bizneseve që janë posedues faktikë të pronës shtetërore, pra e kanë përdorur si të jenë pronarë, të fitojnë pronësinë ligjërisht të këtyre pasurive, kundrejt tarifës simbolike 1 euro. Kushti i vetëm është që të vërtetojnë se kanë më shumë se 10 vite që e shfrytëzojnë pronën shtetërore dhe të paraqesin një plan biznesi për ta zhvilluar atë.

Po ashtu nga ky ligj përfitojnë edhe investitorët që mund të jenë persona fizik ose juridik në regjistrin tregtar, të cilët mund të bëjnë marrëveshje me personin që ka shfrytëzuar deri më tani pronën shtetërore dhe të bëjnë një investim të përbashkët.

Kjo nismë u prezantua nga Ministria e Ekonomisë gjatë vitit të shkuar dhe ndërmerret për të fuqizuar ekonomikisht zonat malore dhe për të zhvilluar edhe më shumë turizmin.

Ky ligj parashikon të mbështesë vetëm 500 projekte. Biznesi nuk do të taksohet për 10 vite, pra përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, nga taksa e pasurive të paluajtshme, nga TVSH dhe nga tatimi mbi fitimin.

Jo në të gjithë Shqipërinë do të lejohen investime në zonat malore. Sipas ligjit “paketa e maleve” fokusi do të jetë në veri, një hap që vlerësohet për të frenuar shpopullimin dhe për të nxitur punësimin. Ministria e Ekonomisë do t’i propozojë Këshillit të Ministrave që këto zona malore të shpallen për zhvillim turistik.

Lexo edhe :  Makina përplas 12-vjeçaren pranë shkollës në Korçë

Ligji u miratua vetëm me votat e Partisë Socialiste në Kuvend, mes debateve nga opozita e cila e cilësoi një ligj klientelist e për qëllime elektorale vetëm 1 muaj para fushatës zgjedhore./e.t

Të fundit

E rëndë, prifti bie nga çatia e kishës në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja...

Manja prezanton rekomandimet e qeverisë për luftën kundër krimit!Dumani: S’keni të dhëna!

Ministri i Drejtësisë prezantoi në Prokurorinë e Përgjithshme rekomandimet e qeverisë në luftën kundër krimit. Në qendër të prezantimit ishin tetë shtylla kryesore,...

Vitaminat që gratë duhet të marrin çdo ditë

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre. Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht...

Sarandë/ Dyshohet se i shiti drogë 15-vjeçares, nis hetimi për të riun!

Një 22-vjeçar i cili dyshohet se i shiti një sasi lëndë narkotike kokainë një vajze 15-vjeçare do të hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja mësohet...

Plani për të vrarë Inez Hajrullën e Ervis Matodashajn, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi 11 vite burg për Leonard Luzin, i cili do të vriste Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn. Lihen...

Lajme të tjera

Web TV