Last Updated on 21/04/2025 by adminfjala
Papa Françesku është ndarë nga jeta në moshën 88 vjeçare pas problemeve shëndetësore.
Për shkak të kësaj, është vendosur që të shtyhen ndeshjet që do të zhvilloheshin sot në Seria A
Lega Serie A në një komunikatë për shtyp njofton se: “Pas ndarjes nga jeta të Atit të Shenjtë, Lega Nazionale Professionisti Serie A njofton se ndeshjet e planifikuara për sot të kampionateve të Serie A, Enilive dhe Primavera 1 shtyhen në një datë që do të përcaktohet”. / D.C
Më poshtë janë ndeshjet e shtyra:
SERIE A:
Torino-Udinese
Cagliari-Fiorentina
Genoa-Lazio
Parma-Juventus