Brenda pallatit të gurit të Ralph Lauren-it në Bedford/ Pamjet si në përralla (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stilisti i njohur Ralph Lauren dhe bashkëshortja e tij jetojnë në një pronë prej 250 hektarësh në Bedford, Nju Jork – një rezidencë amerikane e frymëzuar nga shtëpitë angleze

Vila, me një sipërfaqe prej 1,580 metrash katrorë, është një shtëpi prej guri në stil Norman, e ndërtuar fillimisht në vitin 1919.

Hyrja madhështore të udhëheq drejt një biblioteke të veshur me panelë mahogany në njërën anë dhe një dhome ngrënieje me mure kadifeje në ngjyrë jeshile të errët në anën tjetër.

Në katin përdhes ndodhet një dhomë pritjeje klasike në stilin anglez – dramatike, ashtu si shumica e ambienteve të brendshme të shtëpive të Ralph Lauren-it.

Atmosfera në të shumtën e dhomave është e fortë dhe ekspresive. Tartan-i përdoret në mënyrë bujare: nga jastëkët te batanijet dhe mbulesat e tavolinave, duke sjellë ndjesinë e ngrohtësisë dhe karakterit klasik.

Dekori i brendshëm është formal, por njëkohësisht lozonjar dhe eklektik – një stil që i përket vetëm Ralph Lauren-it.

Jeta në natyrë nuk mungon në këtë rezidencë luksoze: një tarracë e madhe për darka në ajër të pastër dhe një ambient pishine i rrethuar nga pisha të larta ofrojnë relaks dhe elegancë, citon citon Class.

Brenda kësaj “arratisjeje” buzë pishinës, detajet arkitektonike përfshijnë trarë druri pishe në tavan dhe një mantel oxhaku prej guri gëlqeror francez.

Ralph Lauren Pool House

Ralph Lauren Home Alfresco Dining

/E.T

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV