Policia godet parakalimet e rrezikshme, rreth 2 mijë shkelje të kapura me dron në 10 ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore ka vënë në qendër të vëmendjes parakalimet e gabuara, duke intensifikuar monitorimin e akseve rrugore përmes dronëve gjatë 10 ditëve të fundit.

Aksioni është ndërmarrë nga Njësia Operacionale me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, duke krijuar rrezik për aksidente.

Si rezultat i këtij monitorimi, janë evidentuar 1,988 raste të parakalimeve të gabuara, për të cilat janë vendosur masa administrative prej 3,000 lekësh të rinj për secilin shkelës.

Ndërkohë, janë konstatuar edhe 367 raste të qarkullimit kundravajtje në karrexhatë, përfshirë kthesa, rakordime konvekse apo segmente me fushëpamje të kufizuar. Për këto shkelje janë vendosur gjoba prej 12,000 lekësh dhe janë hequr nga 10 pikë nga Leja e Drejtimit./e.t

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV