Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova shkencore për ta vërtetuar atë

Sipas shkencëtarëve britanikë dhe francezë, pas një testimi të rreth 450 njerëzve në 13 vende, ekipi gjeti rezultate që tregojnë se gratë “zakonisht” kanë amplituda dëgjimi që janë rreth dy decibelë më të ndjeshme se burrat.

“Gratë tregojnë vazhdimisht ndjeshmëri më të madhe me 2 decibelë mesatarisht në të gjithë spektrin e frekuencës të testuar në të gjitha popullatat e mostrës,” përfundoi ekipi i shkencëtarëve në një punim të botuar në revistën Scientific Reports.

Ndjeshmëria kokleare

Duke arritur në përfundimin se dëgjimi i grave mund të jetë deri në 6 kHz më i mprehtë se ai i burrave në disa popullata, ekipi hulumtues pohoi se gratë jo vetëm që tregojnë “ndjeshmëri të shtuar kokleare” – duke iu referuar pjesës së mbushur me lëngje të veshit të brendshëm që ndihmon në konvertimin e valëve të zërit në mënyrë që truri të mund t’i lexojë ato – por gjithashtu tejkalojnë meshkujt në teste të tjera akustike.

Gratë kanë “funksion superior si në sistemin periferik të dëgjimit ashtu edhe në rrugën qendrore të dëgjimit”, pohojnë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.

“Ne u befasuam kur zbuluam se gratë kishin 2 decibelë dëgjim më të ndjeshëm në të gjitha popullatat që matëm, dhe kjo përbën pjesën më të madhe të variacionit midis individëve”, tha Turi King nga Universiteti Bath.

Përveç dallimeve midis burrave dhe grave, testet treguan se njerëzit që jetonin në pyje kishin “ndjeshmërinë më të lartë të dëgjimit.

Lexo edhe :  Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

Shkencëtarët kanë zbuluar se popullsia, mjedisi dhe gjuha kontribuojnë ndjeshëm në ndryshimet në dëgjim, në varësi të faktorëve të tillë si “pamje të ndryshme zanore”, nivelet e zhurmës dhe ekspozimi ndaj ndotjes.

“Gjetjet tona sfidojnë supozimet ekzistuese dhe theksojnë nevojën për të marrë parasysh faktorët biologjikë dhe mjedisorë kur studiojmë dëgjimin,” tha Patricia Balaresque nga Qendra për Kërkime mbi Biodiversitetin dhe Mjedisin (CRBE) në Tuluzu./e.t

Të fundit

“I përbuzur. I harruar. I vetmuar” – Një burrë me qese në dorë…

Ky burri me qese në dorë dikur ka qenë politikani më me ndikim në Republikën e Kroacisë. Ka qenë...

Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Nga Leonard Veizi Disa emra nuk i përkasin vetëm një kombi, por gjithë njerëzimit. I tillë është Hans Kristian Andersen, shkrimtari që ndërtoi një urë...

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori...

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim, teksa ekspertët paralajmërojnë se ndikimet...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Lajme të tjera

Web TV