Vatikan/ Papa i ri zgjidhet në 5 maj, si do të funksionoj procesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me ndarjen nga jeta të Papës Françesku, janë vënë në lëvizje mekanizmat për të zgjedhur papën e ri. Tashmë është konfirmuar se procesi do të fillojë më 5 maj, pas përfundimit të periudhës së nëntë ditëve të zisë.

Burimet e Vatikanit thonë se do të kemi të konfimuar emrin e papës së ri brenda një muaji, megjithatë,  konklavi, mbledhja e kardinalëve që do të zgjedhin pasardhësin e Papës, pritet të zhvillohet më shpejt se kaq.

Zgjedhja e papës zhvillohet në kushte të rrepta sekrete dhe kardinalët mbyllen në Vatikan derisa të arrijnë një marrëveshje për emrin e papës së ri.

Në përgjithësi, Kolegjiumi i Kardinalëve ka një limit prej 120 kardinalësh me të drejtë vote. Në vitin 2007, Papa Benedikti XVI miratoi një dekret që parashikon se kardinalët duhet të arrijnë një shumicë prej dy të tretash për të zgjedhur papën.

Procesi i zgjedhjes mund të zgjasë disa ditë, dhe gjatë kësaj periudhe, kardinalët nuk kanë të drejtë të kontaktojnë me botën jashtë. Votimi zhvillohet në Kapelën Sistine, dhe pas përfundimit të votimit, fletët e votës përzihen, numërohen dhe hapen.

Fletët e votës më pas digjen, dhe nëse është arritur një vendim, një tym i bardhë shfaqet nga oxhaku për ata që janë jashtë Vatikanit. Rreth 15 minuta pas daljes së tymit të bardhë, do të shpallet lajmi për papën e ri.

Nëse shfaqet tymi i zi, do të thotë se nuk është arritur ende një vendim dhe procesi i votimit do të vazhdojë. Për të prodhuar tymin e zi, fletët e votës digjen me një kimikat./E.T

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV