Kushtetuesja rrëzon SPAK-un për rastin e gazetarit Elton Qyno

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimet gjyqësore për kontrollet ndaj gazetarit Elton Qyno dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike.

“Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim çështjen me kërkues Elton Qyno me objekt shfuqizimin e vendimeve gjyqësore në lidhje me kontrollin personal, të banesës dhe vendit të punës si dhe sekuestrimin e sendeve dhe të dhënave kompjuterike.

Gjykata pasi analizoi kriteret paraprake të kërkesës arriti në përfundimin se kërkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike i cili është kundërshtuar nga kërkuesi deri në Gjykatën e Lartë. Sa i takon lirisë personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike. Në lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike në dispozicion.

Për sa i takon themelit të çështjes, Gjykata u ndal në analizën e pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ-së. Lidhur me këtë pretendim, Gjykata arriti në përfundimin se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit. E drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias. Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë. E drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias, në kuadër të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën e informimit të publikut.

Lexo edhe :  Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik , Jonaid Myzyri sërish në SPAK

Gjykata arriti në përfundimin se vendimet gjyqësore të cilat kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit. Për sa i përket kritereve të kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 të Kushtetutës, vlerësoi se ndërhyrja është bërë me ligj dhe për një interes publik. Megjithatë në kuadër edhe të standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vlerësoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes nuk është proporcionale. Në këtë kuptim, Gjykata vlerësoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim. Po në këtë drejtim, gjykatat nuk kanë arsyetuar në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit. Për këto arsye, Gjykata vendosi, njëzëri, shfuqizimin e vendimeve për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike (vendimin e GJKKO-së së Shkallës së Parë nr. 501, datë 13.12.2023 dhe vendimet e gjykatave më të larta që e kanë lënë në fuqi atë).

Po kështu, Gjykata vendosi edhe pranimin e kërkesës për asgjësimin e të gjitha të dhënave kompjuterike të sekuestruara me vendimet e mësipërme të shfuqizuara.

Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për jetë private Gjykata vlerësoi të mos ndalej, për sa kohë ajo gjeti shkelje në lirinë e shprehjes së kërkuesit, duke shfuqizuar vendimet e mësipërme”. /e.t

Të fundit

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve, SPAK ‘zbarkon’ në Prokurorinë e Korçës

Në Prokurorinë e Korçës zhvillohet takim ndërinstitucional në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të hetimeve për veprat penale në...

Ra mbi 30 kile nga pesha: Lizzo zbulon sekretet e saj të dobësimit

Lizzo ka qenë në një mision kohët e fundit për të bërë një stil jetese më të shëndetshëm. Pas humbjes së 16% të yndyrës...

Dash Shehi sfidon Ramën dhe Berishën: Ju pres në debat, hajdeni ballafaqojmë programet!

Drejtuesi i koalicionit 'Djathtas për Zhvillim', deputeti Dashamir Shehi, ka sfiduar publikisht kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Sali Berisha, që të ballafaqojnë publikisht programet...

U kujtua disa ditë me vonesë, Netanyahu shpreh ngushëllimet për vdekjen e Papa Françeskut

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shprehu ngushëllimet e tij për Kishën Katolike për vdekjen e Papës Françesku në një postim në rrjetin social X. “Shteti i...

“E doja djalë”- Fermeri i Ferma VIP: I thash bashkëshortes “ik tek nëna” kur lindi vajzën

Njëri nga banorët e Ferma VIP, Andrea u ka treguar konkurrentëve se nuk e ka pritur mirë ardhjen në jetë të vajzës së tij...

Lajme të tjera

Web TV