Last Updated on 23/04/2025 by adminfjala
Barcelona ka bërë detyrën në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Mallorcen në duelin e vlefshëm për javën e 33-të të La Ligës.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që për golin e fitores mendoi Dani Olmo në minutën e 46-të.
Ky ishte suksesi i 24-t i skuadrës së Hansi Flick në kampionat. Vlen të theksohet fakti se në këtë përballje Barcelona regjistroi plot 13 gjuajtje në portë kundrejt asnjë të Majorkës.
Katalanasit kryesojnë kampionatin me 76 pikë në 33 javë, 7 më shumë se Reali që ka një ndeshje më pak, atë ndaj Getafes në transfertë./ D.C