Trembet Real Madrid! Vinicius Junior rrezikon pezullim për dy vite nga futbolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vinicius Junior është në telashe. Sipas gazetës spanjolle Marca, ylli i Real Madridit mund të pezullohet me dy vjet për shkelje të rregulloreve të FIFA-s.

Kompania Tiberis Holding do Brasil, e cila paraqiti një ankesë kundër lojtarit në komitetin e etikës të FIFA-s, pretendon se sulmuesi i Los Blancos ka shkelur rregullin që ndalon futbollistët aktivë të zotërojnë shumë klube futbolli në të njëjtën kohë.

Pretendohet se përmes firmës ALL Agenciamento Esportivo, Vinicius fitoi aksione në disa klube braziliane të futbollit, si dhe në Alverca të Portugalisë. Sipas rregullave të FIFA-s, dënimi maksimal për një shkelje të tillë është një pezullim prej dy vitesh.

Megjithatë, pritet që lojtari të paguajë një gjobë të konsiderueshme financiare dhe të heqë dorë nga disa prej aksioneve e tij në klubet e futbollit.

Lajmi vjen si një “rrufë në qiell të hapur” për Real Madridin, që ka gjetur akordin me lojtarin për të rinovuar kontratën deri në vitin 2029, me opsion rinovimi automatik deri në 2030. m.p.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV