Last Updated on 23/04/2025 by adminfjala
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Stambollin dhe rajonet përreth mëngjesin e sotëm.
Tërmeti ishte me magnitudë 6.2, me epiqendër në Detin Marmara, duke përfshirë qytetin kryesor turk dhe komunitetet përreth, tha agjencia turke e menaxhimit të emergjencave. Deri tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
Lëkundje të magnitudës 4 të shkallës Rihter pati edhe pak kilometra më në perëndim, në Ksanthi të Greqisë. Sipas EMSC, thellësia e tërmetit ishte 15 kilometra. m.p.