VIDEO: Presidenti i klubit kapet mat duke marrë 25 mijë dollarë nga nëna e futbollistit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video skandaloze ka tronditur futbollin argjentinas, ku presidenti i klubit San Lorenzo, Marcelo Moretti, është filmuar duke marrë një shumë prej 25,000 dollarësh nga nëna e një futbollisti, si shpërblim për të nënshkruar kontratën e parë profesionale për djalin e saj.

Videoja u transmetua nga “El Nueve”, ku shihet Moretti duke marrë paratë dhe i fut ato në xhep, duke lënë të kuptohet se kjo ishte një marrëveshje e fshehtë për të favorizuar përfshirjen e lojtarit në ekip.

Një kamerë e fshehtë regjistroi bisedën midis presidentit të San Lorenzos dhe nënës së futbollistit, ku Moretti kërkoi 25,000 dollarë për të garantuar kontratën e djalit të saj.

Pamjet dhe audioja u transmetuan nga Canal 9, që zbuloi momentin kur gruaja nxori shumën e parave, ndërsa Moretti i fuste ato në xhaketën e tij. Biseda u zhvillua në një klimë të qetë, ku presidenti i klubit nuk la vend për dyshime, duke thënë: “25,000 ose 30,000 dollarë”.

Edhe pse nëna e futbollistit sugjeroi një pagesë në dy këste, Moretti ishte i prerë: “Sa më shpejt, aq më mirë…”. Kjo video dhe akuzat kanë ngritur shqetësime të mëdha për korrupsionin dhe praktikat e paligjshme në futbollin profesionist. m.p.

Të fundit

Bill Gates: Njerëzit nuk kanë lindur për të punuar!

Ish-CEO i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar së fundmi se “njerëzit nuk kanë lindur për të punuar”, duke ngritur...

Durrës, prostitucion dhe kërcënim me foto intime, në pranga tre persona

Operacioni policor ‘Last Threat’ është finalizuar në Durrës me arrestimin e tre personave. Nga materialet e dokumentuara, u arrestuan një shtetas 40 vjeçar, një...

“Janë çyryk”/ Rama: Burrat dibranë s’janë fyer, do t’i shihni në zgjedhje!

Deklarata e kryeministrit Edi Rama një javë më parë në Dibër, ku vendosi theksin te forca e votës së grave dhe vajzave për Partinë...

Gjyqi për shpifje, shtyhet përballja mes Albana Vokshit dhe Vilma Nushit

Seanca për shpifje në Gjykatën e Posaçme midis deputetes demokrate Albana Vokshi dhe biznesmenes Vilma Nushi është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen e seancës...

“Nuk i shesim as për 150 mln euro”, zbulohet lista e lojtarëve të paprekshëm te Bayern

Bayern ka nisur punën për merkaton e verës dhe po bëhet gati për një revolucion me transferime të bujshme. Gazeta BILD shkruan se klubi...

Lajme të tjera

Web TV