Ndalohet gjuetia e krapit për 4 muaj/ Peshkatarët i ankohen Ministrisë së Bujqësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

120 peshkatarë të Pogradecit kanë mbetur pa punë pasi Ministria e Bujqësisë ndalon peshkimin me rrjeta në liqenin e Ohrit për një pierudhë 4 mujore. Urdhri, synon mbrojtjen e peshqve të egër, të familjes së krapit, të cilët janë në periudhë shumimi. Peshkatarët, që mbajnë familjet me tregtinë e peshkut kundërshtojnë urdhërin e ministres Anila Denaj. Ata shprehen se gjatë kësaj periudhe duhet të dalin liqen për koran, gjuetia e të cilit është e lejuar.

“Ne kërkojmë që të lejohet peshkimi me rrjetë i peshkut koran, deri në largësitë nga bregu 1500 metra sepse nuk cenohen specietet e tjera”, thanë ata.

Peshkatarët zhvilluan takim me kryebashkiakun e Pogradecit, Ilir Xhakolli ku u dakortësuan për t’i dërguar peticion Ministrisë së Bujqësisë.

“Gjatë këtij sezoni ashtu si edhe vitet e tjera duhet të vazhdojë peshkimi i koranin. Ne nuk kemi dëmtuar asnjehere speciet e tjera kur leshojnë vezët. Edhe nëse bien aksidentalisht në rrjeta, ne i hedhim sërish në liqen. Nuk mund të bllokohet peshkimi se ne me këtë punë mbajmë familjet. Vendimi i ministrisë është i padrejtë, duhet ndryshuar”, thanë peshkatarët.

Në urdhërin e ministres Anila Denaj, publikuar nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, thuhet se çdo peshkatar që kapet në liqenin e Ohrit nga 20 prilli deri më 20 gusht 2025 do të ndiqet penalisht, do të gjobitet si dhe do t’i sekuestrohet mjeti i lundrimit./e.t

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV