Jo vetëm IPARD dhe Frontex, raporti i KLSH: Institucionet abuzuan edhe me fondet e BB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm me IPARD në bujqësi apo ato FRONTEX për menaxhimin e kufijve nga Bashkimi Evropian…institucionet shqiptare kanë abuzuar edhe me fondet e Bankës Botërore. Në këtë përfundim ka dalë Kontrolli i Lartë i Shtetit pas auditimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e donatorëve.

“Nga auditimi konstatohet se në kontratat e projekteve të BB në objektivat e parashikuara janë reduktuar objektiva, pa u argumentuar nga përfituesi. Nga ana e strukturave përgjegjëse të CFCU nuk rezulton të jetë identifikuar, raportuar apo të jenë marrë masat lidhur me këto mangësi të konstatuara gjatë kësaj kontrate.”

Nga kontrollet e KLSH janë gjetur një sërë shkeljesh që kanë çuar në përfitime të padrejta dhe dëm ekonomik në shifra të konsiderueshme.

“Nga auditimi i dosjeve fizike të projekteve të përzgjedhura nën programet IPA dhe atyre të BB dhe donatorëve të tjerë, u konstatua se në tërësi këto dosje mbartnin parregullsi në mënyrën e mbajtjes së tyre, si dhe mungonte fleta e inventarit për çdo dosje respektive”.

Nga parregullsitë dhe neglizhenca, të humbur kanë dalë vetë institucionet dhe qytetarët shqiptarë.

Nga auditimi konstatohet se për shkak të vonesave në procedurat e aprovimit të raporteve finale narrative, periudha për të cilën ishte planifikuar pagesa shtyhet për vitin e ardhshëm, duke sjellë si pasojë thyerje e afateve të pagesave kontraktuale krahasuar me kushtet/afatet kohore të paracaktuara në kontratë; djegie të fondet të TVSH-së për vitin sipas së cilit janë buxhetuar, duke krijuar kështu bllokimin e fondeve të cilat mund të ishin përdorur për pagesa apo investime të tjera.

Nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar te Kontrolli i Lartë i Shtetit apo Agjencia e Inteligjencës Financiare. Shqipëria po përpiqet që përmes angazhimit të këtyre institucioneve të “rregullojë imazhin” në sytë e Bashkimit Evropian për të rifituar besimin dhe mbështetjen financiare të këtij të fundit.

Lexo edhe :  “Berisha ishte problemi në zgjedhjet e 11 majit”, Lesi kërkon dorëheqjen e kryedemokratit

Ministria e Financave ka hartuar dhe hedhur në konsultim publik Strategjinë Kombëtare Kundër Mashtrimit për Mbrojtjen e Interesave Financiare të Bashkimit Evropian, 2025-2030./e.t

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV