Berisha premtim fermerëve: Do të merrni mbi 200 milionë euro subvencione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka premtuar fermerëve se nëse PD fiton zgjedhjet e 11 majit, ata do të marrin mbi 200 milionë euro subvencione.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në një takim me qytetarët në Fier, ku tha se sot fermerët marrin 32 milionë euro subvencione.

Ai garantoi gjithashtu se projekti i Ballkanit të Hapur do përfundojë në kosh të plehrave javën e parë të qeverisë së PD-së.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, unë jam këtu për të garantuar fermerët e mrekullueshëm të Myzeqesë dhe të gjithë qarkut se mbështetja e qeverisë së ardhshme për ju do të pesëfishohet.

Domethënë sot ju merrni 32 milionë euro subvencione, do merrni mbi 200 milionë euro subvencion për çdo fidan, për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti.

Ju garantoj se Ballkani i Hapur do përfundojë në kosh të plehrave javën e parë të qeverisë tonë.

Dhe se ju, o njerëz punëtorë, do keni një klimë tjetër suksesi.

Qeveria, për ju që punësoni 500 mijë shqiptarë, për ju që jepni 20 përqind të prodhimit, do rikthejë paratë tek ju.

Kredi të buta me 80 përqind të interesit të mbuluar nga qeveria, është zotimi ynë.

70 milionë euro do shpenzohen çdo vit për ujitje, për kullim, për mbrojtjen e tokës.

Prodhimet tuaja do kenë mbrojtje sezonale.

Made in Albania është krenaria jonë, prodhimet tuaja do jenë krenaria jonë.

Shërbimet e ekstensionit do jenë falas, do mbulohen nga qeveria.

Dhe unë u jap fjalën ju këtu sot se qeveria jo vetëm do mbrojë, por do bëjë gjithçka për krijimin e tregjeve në rajon, në Europë dhe në botë për prodhimet shqiptare.

Lexo edhe :  Ndryshon sistemi i Ambasadës Amerikane për vizat! Ja i do të funksionojë shërbimi i ri

Çdo fermer, le të pyesë sot Sali Berishën, të pyesë Gazment Bardhin, po pse ne e bëjmë këtë?

Ne nuk bëjmë asgjë tjetër vetëm se u kthejmë paratë ju, paratë që u marrim fermerëve.

Nuk bëjmë asgjë tjetër vetëm u vendosim ju o njerëz të punës dhe djersës në një start të njëjtë me fermerët e Maqedonisë, Kosovës dhe Serbisë.

Nafta do të ketë subvencionim identik me atë të këtyre vendeve.

Dhe naftë nuk do shitet më me çmim plus/minus 10 përqind nga dallimi në çmimi në Maqedoni dhe Kosovë.

Edi Rama merr për çdo litër naftë nga xhepat tuaj 1.1 euro. Ngarkesa fiskale mbi naftën do jetë e njëjtë me Kosovën dhe Maqedoninë.

Pra, ne do jemi të drejtë me ju dhe do bëjmë gjithçka për suksesin e fermave tuaja, për komplekset agrobujqësore./e.t

Të fundit

Shkencëtarët zviceranë: Po hidhni ar 22 karat në kosh pa e kuptuar! Ja pajisja ku gjendet

Jo çdo gjë që prekni mund të kthehet në ar, por me siguri disa nga ato që konsideroni plehra...

Xhelal Mziu dhe nipi i tij dhunojnë zyrtarin e njësisë administrative, çështja në SPAK!

Një incident ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Policia thotë se deputeti demokrat, Xhelal Mziu dhe nipi i tij...

Pas ndarjes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në konflikt me njëri-tjetrin

Jennifer Lopez dhe ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck , thuhet se janë në mosmarrëveshje për shitjen e rezidencës së tyre në Beverly Hills, prej...

Pas largimit nga politika, Monika Kryemadhi do të jetë aktore në një film

E ftuar në Debat në A2 CNN, Monika Kryemadhi zbuloi dhe projektin e saj të ri në të cilin është angazhuar, i cili e...

Mbi 128,000 besimtarë nderojnë Papën, Bazilika e Shën Pjetrit e hapur deri në 7 pasdite

Sipas të dhënave nga Salla e Shtypit e Vatikanit, deri këtë mëngjes, mbi 128,000 besimtarë kanë kaluar për të nderuar arkivolin e Papës Françesku. Pjesëmarrja...

Lajme të tjera

Web TV