Franca thyen rekordin italian/ Torta më e madhe në botë arrin 121.88 metra (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pastiçeri pranë Parisit ka fituar një vend në Librin e Rekordeve Guinness për tortën më të madhe në botë Fraisier, e cila u certifikua të ishte 121.88 metra e gjatë. Torta u përgatit nga rreth 350 kilogramë luleshtrydhe, 150 kilogramë sheqer, 415 kilogramë krem ​​pastiçeriedhe 4000 vezë.

Si rezultat, Franca rifitoi rekordin Guinness për tortën më të madhe Frazier, e cila mbahej nga Italia që nga viti 2019 me një ëmbëlsirë 100.48 metra të gjatë. Nisma i përket Maison Heloise, një pastiçeri e famshme në Argenteuil, një periferi veriore e Parisit.

Ideja lindi në mendjen Youssef El Ghatou, i cili pranon se ishte magjepsur nga Rekordet Botërore Guinness që fëmijë. Tortës që peshonte gjithsej 1.2 ton, iu desh një javë punë për t’u bërë. Sa i përket vendosjes së tij, organizatorët kanë punuar gjithë natën dhe një pjesë të madhe të ditës.

Në mënyrë që të miratohej nga komiteti i rekordeve botërore të Guinness, torta Frazier duhej të ishte të paktën 8 centimetra e gjerë dhe e gjatë dhe të ishte në një pjesë, jo në copa. Pas konfirmimit të rekordit, himni kombëtar francez u luajt në një atmosferë festive.

“Është një ëmbëlsirë kryesisht franceze,” tha kryebashkiaku Georges Mauthron, duke shtuar se rekordi nuk ka të bëjë vetëm me “një arritje pastiçerie”, por i kushtohet rajoneve të bukura të Francës./e.t

Të fundit

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

Lajme të tjera

Web TV