Lufta në Ukrainë, Trump gjen justifikimin pse nuk e zgjidhi “për 24 orë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump, gjatë fushatës së tij, pati premtuar se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë për 24 orë. Ai jo vetëm që nuk e mbajti premtimin – e pritshme – por bisedimet për paqe po zgjaten tejmase.

Marrëveshja duket pranë, por ende jo konkrete. Ajo që sugjeron Trump është planifikuar të përfshijë njohjen e SHBA-së të kontrollit të Rusisë mbi Krimenë, rajoni ukrainas i aneksuar ilegalisht nga Moska në 2014.

Kjo pikë duket të jetë një pikë pengese për Volodymyr Zelensky, i cili ka thënë vazhdimisht se Ukraina nuk do të pranojë të heqë dorë nga Krimea si pjesë e negociatave të paqes.

Kjo acaroi Trumpin, i cili sugjeroi në Zyrën Ovale mbrëmë se e kishte më të lehtë të merrej me Rusinë sesa Zelebskyn.

“Unë mendoj se Rusia është gati. Dhe unë mendoj se ne kemi një marrëveshje me Rusinë. Duhet të arrijmë një marrëveshje me Zelensky”, u tha Trump gazetarëve.

“Mendova se mund të ishte më e lehtë të merresha me Zelenskyn. Deri më tani, ka qenë më e vështirë. Por, mendoj se kemi një marrëveshje me të dyja”, shtoi presidenti amerikan.

Në një postim të mëparshëm në Truth Social dje, Trump tha se qëndrimi i Zelensky mbi Krimenë “nuk do të bëjë gjë tjetër veçse të zgjasë “fushën e vrasjes” dhe askush nuk e dëshiron këtë”. m.p.

Të fundit

Horoskopi i ditës së shtunë, 26 prill 2025

Search Horoskopi ditor nga Susan Miller – E shtunë, 26 prill 2025. Pasqyra zodiakale për dashurinë, financat, emocionet dhe ndryshimet...

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin e Gazës po mbarojnë. Jo vetëm...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Lajme të tjera

Web TV