Borxh dhe për ilaçe/ Farmacia, strehë e të pamundurve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në farmacitë e vendit, funksionon çdo ditë një sistem i heshtur “kredie” ku qytetarët, kryesisht pensionistë, në pamundësi për të paguar ilaçet, i marrin ato… borxh.

A ju ka ndodhur të merrni ilaçe borxh, me listë? “Po patjetër… unë i kam të domosdoshme t’i marr ilaçet. Po edhe më ka ndodh…unë 140 mije lekë marr ca të bëj me to. Farmacistët tregojnë se është një praktikë e zakonshme,  e bazuar mbi besim dhe nevojë”, shprehen qytetarët.

“Nuk ka ditë që të mos mungojë një situatë e tillë. Kryesisht janë moshat e treta. Ata që marrin medikamente për sëmundje kronike”, thotë farmacistja Alketa Bicja.

Po në rastet që nuk kanë mundur t’ju shlyejnë borxhin, si veproni? “Do të mbetet aty. Një medikament nuk është një produkt që t’i mund t’ia refuzosh kollaj dikujt. Ndodh edhe me njerëz që nuk i njohim, por duke vlerësuar situatën, në varësi të domosdoshmërisë së mjekimit. Nëse është domosdoshmëri nuk i mohon dot. S’besoj se ka farmacist që ia mohojnë pavarësisht që pacienti mund të mos e sjellë kurrë atë borxh”, thotë farmacistja.

E në përditshmërinë e kësaj praktike, farmacistët përjetojnë raste që lënë shenjë.

“Rast që më ka mbetur në mendje, kisha një paciente, një zonjë… e njihja prej kohësh…erdhi të merrte mjekimin…ishte për mjekim akut dhe tha më shiko sa më bëjnë se kam vetëm 20 euro. Kishte vetëm 20 euro në dorë. Mjekimi sigurisht që i shkonte më shumë. Ia dhashë medikamentin, sigurisht, më tha po unë nuk t’i shlyej dot të paktën deri para qershorit. Nuk ka asnjë problem i thashë…është normale…Më e habitshme është se pasi biseduam pak, zotëria që qëndronte pas, edhe ai pensionist…ishte duke qarë nga ajo që dëgjoi”, rrëfen farmacistja.

Lexo edhe :  Rama të rinjve: Kërkoni “Rama nudo”, Berisha: fushatë e turpshme

Por, situatat më të trishta janë ato, të gjyshërve e nënave, të cilët për të mos u paragjykuar preferojnë të qëndrojnë edhe pa ilaçe nga pamundësia.

Ju ka ndodhur të qëndroni pa ilaçe nga pamundësia për të paguar? “Po ka raste. Edhe po. I kemi lënë… ka ndodhur. Ilaçet si marrim, i kalojmë sëmundjet kështu”.

Çdo ditë janë farmacistët ata që vihen përballë zgjedhjes njerëzore për t’i dhënë dikujt barna me shpresën që do ia paguajnë nesër, pasi sëmundja nuk njeh mundësi e kohë.

E me vitet që kalojnë, por me praktikën e njëjtë të marrjes borxh së ilaçeve me lista, duket se i vetmi ndryshim është digjitalizimi i këtyre të fundit nga fletoret në eksel! /e.t

Të fundit

Doshi tenton një mandat në Kukës: Pa emigracion, ku do ishit ju sot?

Në Kukës, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, prezantoi programin elektoral, ku në fokus janë shëndetësia dhe shtresat...

Aerodromi i Gjirokastrës pret avionët e parë turistikë, vizitorët e parë nga Italia

Aerodromi i Gjirokastrës ka pritur avionët e parë turistikë pas marrjes së statusit tre vite më parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për...

Takimi në Selanik, Berisha: Mos i harroni 4 ditët në tokën e askujt në pandemi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Selaniku deklaroi se "një politikë demografike e veçantë do të bëhet". "Çdo çift i ri, do të ketë...

Kosova nuk arrin të konstituojë Kuvendin, Krasniqi: Kurti po sakrifikon Haxhiun

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për postin e Kryetares së Kuvendit. I pari që e ka bërë të...

Nga Egli ‘Super Saiyan’ deri te perlat e Loredanës/ Publikohet klipi me meme-t e BBVA 4

Mbrëmjen e kaluar u transmetua Post Big Brother VIP Albania, takimi i fundit i të gjithë banorëve në ekran, pas përfundimit të spektaklit që...

Lajme të tjera

Web TV