Pique nuk heq dorë nga “avazi”!/ Pas Shakirës tradhton edhe Clara Chia-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-futbollisti i klubit të futbollit katalanas “Barcelona” dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Shakira, Gerard Pique, është ndarë me të dashurën e tij Clara Chia Marti.

Lajmi bëhet i ditur nga Marca, e cila pohon se arsyeja e ndarjes mund të jetë tradhtia e njërit prej partnerëve, por për momentin nuk ka asnjë informacion të saktë për arsyet e ndarjes. Sipas revistës Marca, gazetarja spanjolle Adriana Dorronsoro e konfirmoi ndarjen në emisionin “Vamos a ver”.

“Kam konfirmimin se Gerard Piqué dhe Clara Chia janë ndarë dhe aktualisht po hetoj arsyet. Po më vijnë informacione që flasin për përfshirje të mundshme të një pale të tretë, por ende asgjë nuk është e qartë”, ka deklaruar ajo.

Mediat spanjolle shkruajnë gjithashtu se Gerard Pique së fundmi është parë në një nga kafenetë në Miami në shoqërinë e një gruaje me flokë të kuqe. Pas kësaj, menjëherë filluan të përhapen zërat se ish-futbollisti i klubit të futbollit “Barcelona” nuk është më në një lidhje me Clara Chia Marti.

Edhe pse nuk është konfirmuar se kjo është arsyeja. Më 31 mars, media spanjolle raportoi se Clara Chia u pa në aeroportin e Barcelonës nga Franca, pasi kishte bërë një udhëtim pune. Pa shoqërinë e Piques, Klara ishte e qetë dhe e buzëqeshur./e.t

Të fundit

Kina prodhon baterinë bërthamore që mund të fuqizojë armët e shkatërrimit për 50 vjet

Në një përparim teknologjik që mund të kërcënojë sigurinë kombëtare të SHBA-së , një kompani kineze ka filluar prodhimin...

Tregtia me Rajonin/ Shqipëria humbi terren, produktet vendase po bëhen jokonkurruese

Vitin e kaluar, Shqipëria humbi terren në tregun e eksporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbi, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Malin e...

Kursi i këmbimit valutor, 27 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.5 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Pretendimi i PD për blerje votash në Lezhë/ Policia e përgënjeshtron

Kandidati për Deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës Gjin Gjoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar ashpër në lidhje me një pretendim...

Berisha vijon fushatën me diasporën, sot takim me shqiptarët në Selanik

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi në kuadër të fushatës elektorale për...

Lajme të tjera

Web TV