Berisha nga Pogradeci: Çmimi i naftës do ulet me 40%, pesëfishohen subvencionet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Pogradeci ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, shpalosi disa nga premtimet kryesore të programit elektoral të PD-së, të cilin e përkufizoi si një plan për kthimin e parave te qytetarët.

Në fjalën e tij para mbështetësve, Berisha premtoi se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, nafta në Shqipëri do të kushtojë 40% më pak, duke mos u shitur më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut apo Kosovë.

“Vendosim që brenda 100 ditëve të para të mos shitet litri i naftës më shtrenjtë sesa në vendet fqinjë. Një naftë 40% më lirë,” theksoi Berisha.

Ai u ndal gjithashtu te mbështetja për bujqësinë, duke garantuar subvencione të rritura për fermerët: “Çdo fermer do të marrë pesëfishin e subvencioneve që merr sot për çdo fidan dhe çdo kokë bagëti, njësoj si fermerët e Malit të Zi dhe Serbisë. Do të ketë kredi të buta dhe mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.”

Programi i PD-së parashikon gjithashtu dyfishimin e buxhetit për sektorët kyç si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia, vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh dhe rritjen e pensioneve në 500 euro.

“Këto para janë taksat tuaja. Ne nuk do të bëjmë asgjë tjetër veçse do t’jua kthejmë ju,” përfundoi Berisha, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për një ndryshim të madh në vend./e.t

Të fundit

“Sot firmosim marrëveshje’/ Rama: Hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. “Sot firmosim një marrëveshje mirëkuptimi me një...

Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr sërish në mbrojtje

Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se...

Takimi në Selanik/ Berisha: Qëndrimi i shqiptarëve më 11 maj vendimtar për të ardhmen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e mbajtur me shqiptarët në Selanik. Berisha tha se qëndrimi i shqiptarëve...

“Mbi 1 miliard euro”/ Rama bën bilancin e investimeve në Vlorë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. Në këtë takim, kryeministri radhiti investimet e bëra në Qarkun...

Presidenti Begaj për“Il Tempo”/ Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit...

Lajme të tjera

Web TV