E rëndë në Vlorë!/ Vritet me armë zjarri roja i një objekti ndërtimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 58-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij në Vlorë. Sipas Policisë 58-vjeçari Renato Hoxhaj dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Viktima ishte i punësuar prej 5 vitesh si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Ai u gjet te shkallët ku ngjiten dhe zbresin efektivët e policisë pranë shtëpisë së tij dhe në një pallat në ndërtim. Në hyrje të kantierit të ndërtimit ka kamera sigurie.

Viktima ishte babai i dy fëmijëve të rritur dhe jetonte në banesë i vetëm. Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, por policia konfirmon se viktima nuk ka precedent penal. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar drejtuesi i policisë Vlorë, Elidon Çela, përfaqësues nga OPGJ, si dhe hetuesit e krimit.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./E.T

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV