Last Updated on 22/10/2026 by Anisa
Një zjarr ka rënë në ambientet e Top Albania Radio, duke ndikuar në funksionimin normal të radios dhe duke sjellë anulimin e transmetimit të programit të mëngjesit “Wake Up”.
Për shkak të situatës së krijuar, transmetimi i parashikuar i emisionit “Wake Up”, që realizohet në bashkëpunim mes Top Channel dhe Top Albania Radio, nuk është zhvilluar.
Ngjarja ka sjellë ndërprerje të aktivitetit të zakonshëm të transmetimit, ndërsa mbeten për t’u sqaruar rrethanat në të cilat ka rënë zjarri dhe pasojat e tij./ad
