Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr sërish në mbrojtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se iu hoq e drejta për t’u betuar nga Edi Rama, i cili përdori metoda si të Sigurimit të Shtetit.

Berisha tha se Beleri nuk pranoi që t’i jepte pronat e qytetarëve himarjotë, ndërsa tha se persona të tjerë që kanë qenë në burg para Belerit iu është dhënë mundësia që të bëjnë betimin.

“Duhet të pranojmë se akti i dy viteve më parë, i narkodiktatorit të Tiranës, Edi Rama ndaj eurodeputetit Fredi Belerit është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive evropiane. Rama përdori truket e vjetra të sigurimit të shtetit, të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer mandatin që i dhanë Fredi Belerit qytetarët e Himarës, kjo vetëm se Fredi Beleri nuk pranoi të shitej, të kandidonte për Edi Ramën. Jo i tha, unë jam i djathtë dhe nuk tradhtoj parimet e mia. E vërteta se prapa qëndrimit antikushtetues, shkelmimit të të drejtave të njeriut, që u mbajt ndaj Fredit ishte diskriminues.

Çdo njeri që para Belerit mbahej i burgosur është lejuar të bënin betimin. Kurse Rama mori çdo masë kundër tij në kundërshtim me kushtetutën se nga 2225 mijë metër katrorë që po grabit të manastirit të Skutarasë dhe Gjipe, Beleri s’do t’i jepte asnjë metër katrorë. Kjo është e vërteta, u ndala këtu se  çfarë është e aftë mafia për interesa të veta, të sakrifikojë dhe të dëmtojë pavarësisht statusit e gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjët që janë të rëndësishme për interesa mafioze personale.”, u shpreh Berisha. /E.T

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV