Kosova nuk arrin të konstituojë Kuvendin, Krasniqi: Kurti po sakrifikon Haxhiun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut për postin e Kryetares së Kuvendit. I pari që e ka bërë të ditur këtë fakt ishte numri dy i LVV, Glauk Konjufca, nga foltorja e kuvendit.

Albulena Haxhiu ka marrë sërish vetëm 57 vota pro, nga 61 vota të nevojshme për të marrë këtë post. Kundër saj votuan 41 deputetë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, ndërkaq, tre deputetët e Nismës Socialdemokrate abstenuan sërish.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se “insistimi arbitrar i Vetëvendosjes për Albulena Haxhiun po pamundëson që të lëvizet nga ky pozicion”. Krasniqi tha se nuk ka vota për Albin Kurtin kryeministër, dhe sipas tij, Kurti “po e sakrifikon Albulena Haxhiun”.

Hykmet Bajrami, e cila është propozuar si shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se partia fituese e zgjedhjeve nuk mund të imponojë votën për në Kuvend. Sipas saj, institucionet konstituohen me marrëveshje politike, mirëpo LVV-ja po insiston t’i marrë të gjitha pozitat institucionale pa e pasur shumicën në Kuvend.

Ndërkohë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se zgjedhjet janë skenari i fundit, megjithatë ai u shpreh se janë të gatshëm. Pas dështimit të përpjekjes së shtatë për konstituimin e Kuvendit, ai tha se sot “pati progres dhe rënie të votave kundër për kryeparlamentare”.

Në seancën e sotme, deputetët duhej t’i emëronin kryetarin dhe pesë nënkryetarët, në mënyrë që ta konstituonin Kuvendin e Kosovës përfundimisht. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të hapet rruga për formimin e qeverisë së re.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse. Edhe për formimin e Qeverisë së re asaj i duhen të paktën 61 vota. m.p.

Të fundit

Batuta e Ramës me të riun në takim: Mos i rri asaj mbi qafë! Ka ardhur për mua, jo për ty

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim me të rinj dhe të reja të Tiranës që...

Champions League, ndërprerja e energjisë rrezikon udhëtimin e Interit në Barcelonë

Në mëngjesin e 28 prill, një pjesë e madhe e Spanjës është lënë në errësirë për shkak të një ndërprerjeje të papritur të energjisë...

Letra e të mbijetuarit të Titanikut thyen rekord botëror, shitet për 300 mijë paund

Një letër e shkruar nga një i mbijetuar i fundosjes së Titanikut është shitur në ankand për një shifër rekord prej 300 mijë paund. Pasagjeri...

“La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

Mediat italine, duke i referuar Partisë Demokratike të Italisë, raportojnë se nga 41 emigrantë që zbarkuan së fundmi në Gjadër të Lezhës, kanë mbetur...

Efektet e ChatGPT, “fëmijët i shkruajnë esetë njësoj, përtojnë të lexojnë”

Përdorimi i ChatGPT ka nisur të vihet re gjithnjë e më shumë nga mësuesit, të cilët shohin një ngjashmëri të madhe mes eseve të...

Lajme të tjera

Web TV