Rama nuk thotë asnjë fjalë për 6 mln euro lobim: Rama ka frikë se morëm avokatin e Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas publikimit të kontratës së lobimit të PD në SHBA, Sali Berisha nuk tha asnjë fjalë për 6 milionë dollarë që do t’i paguhen kompanisë së njerëzve të afërt të Trump, nga të cilat 750 mijë dollarë janë parapaguar. Nga një takim elektoral në Kuçovë, Berisha foli shkurt për kontratën duke thënë se Rama është tmerruar se Partia Demokratike ka marrë avokatin e Donald Trump si avokat të votës së shqiptarëve, por këtyre të fundit nuk u tregoi se cili është burimi i kësaj shifre të kamur, edhe pse PD në një reagim zyrtar pretendoi se shuma po paguhet komuniteti shqiptaro-amerikan.

“Kryestrategu i fushatës më të suksesshme elektorale në historinë e njerëzimit, rikthimit të Presidentit Donald Trump, Chris LaCivita, i ra kokës me grushta atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencën e shtypit. Por miq, këto dy ditë është i tmerruar më shumë, sepse Partia Demokratike ka marrë për avokat të kauzave tuaja të drejta, për avokat të kauzës së drejtë të çdo shqiptari dhe votës së lirë të shqiptarëve, avokatin e Presidentit Donald Trump.”-tha Berisha.

Më tej Berisha premtoi grante për sipërmarrësit e rinj, mbulim të interesave për kredi banese dhe subvencione për punësim. Ai theksoi është i orientuar bashkë me demokratët drejt ringritjes ekonomike të vendit përmes fuqizimit të brezit të ri.

“Ne garantojmë se shkollimi i fëmijëve tanë do të zhvillohet në kushte moderne, në shkolla të pajisura me teknologji të reja dhe me cilësi të lartë. Do të dyfishojmë buxhetin për arsimin dhe do të heqim mesataren si një pengesë absurde që i ndalon të rinjtë të hyjnë në universitete. Përkundrazi, dyert e universiteteve do të jenë të hapura për të gjithë, dhe pas diplomimit, çdo sipërmarrës që punëson të rinjtë do të mbështetet nga qeveria me një vit sigurime shoqërore të paguara për çdo të ri të punësuar.

Lexo edhe :  "Berisha nuk bën protesta se e di që nuk i vjen kush"

Qeveria do të ofrojë grante për çdo biznes dhe startup të të rinjve tanë. Do të vendosim grante për çdo kredi për banesë, në mënyrë që çdo çift i ri të ketë mundësi të ndërtojë jetën në vendin e tij. Do të mbulojmë deri në 30 mijë euro interesat e kredive, dhe për familjet që sjellin në jetë fëmijën e tretë, shteti do të marrë përsipër shlyerjen e plotë të kredisë”. m.p.

Të fundit

Referendumi për nënshtetësinë në Itali mund ta bëjë vendin më të drejtë

Për dekada me radhë, shteti italian ka ashpërsuar rregullat se kush ka të drejtë të quhet italian. Ky është...

Rama ndan pamjet: Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje po rilind me klasa të reja

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në gjimnazin “Jani Nushi” në Lushnje. Rama shprehet se gjimnazi do të ketë klasa...

Zbarkimi në Normandi/ “Dita D” aleatët 155 mijë trupa kundër gjermanëve

Përgatiti: Leonard Veizi Ka më shumë se 80 vjet që kjo ditë kujtohet për çdo vit. Ishte mesi i muajit maj të vitit 1944 kur...

“Udhëton me një fletushkë”/ Spiropali ironizon Berishën: Nuk po lënë gur…

Në një deklaratë publike, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i cilësoi veprime si një “njollë të zezë në diskursin politik shqiptar”. Kryetarja e Kuvendit,...

Laert Vasili për ish-konkurrentët: Po vazhduan, do të përballen me avokatët e mi

Finalisti i Big Brother VIP Albania 4, Laert Vasili, tregoi në një intervistë të fundit se pas daljes nga ky reality show ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV