Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes këtij të fundit me Xhenetën.

E teksa Gjesti më herët tha se nuk dëshironte që të kishte asnjë kontakt me modelen, veprimi i fundit ka treguar krejt të kundërtën. Ka qenë menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika ai i cili në “E Diell”, ka zbuluar se Gjesti dhe Xheneta janë përshëndetur në ambientet e Top Channel.

Sipas tij, takimi i tyre ka qenë i rastësishëm ku në korridoret e televizionit të dy janë parë dhe i kanë buzëqeshur njëri-tjetrin, ndërkohë që Gjesti ka dashur edhe t’i flasë, mirëpo Xheneta është larguar menjëherë.

“Xheneta dhe Gjesti janë parë sot, kanë qeshur me njëri-tjetrin dhe janë larguar. Nuk e di arsyen pse nuk janë ballafaquar dhe pse nuk kanë dhënë dorën njëri-tjetrin. Me thënë të drejtën buzëqeshje ne kishte Gjesti, u bë gati për të folur por, Xheneta i buzëqeshi dhe u largua”, tha ai. m.p.

Të fundit

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

“Kujdes!” Macron paralajmëron për rrezikun e një konflikti të pakontrolluar

Presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi të dielën që të shmanget një “rritje e jashtë kontrollit të tensioneve” në Lindjen e Mesme pas sulmeve të...

Lajme të tjera

Web TV