20% më pak aksidente rrugore në Janar-Mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre muajt e parë të vitit kanë rezultuar me më pak aksidente se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, nga Janari deri në fund të muajit Mars kanë ndodhur 301 aksidente. Krahasuar me tre mujorin e parë të vitit të shkuar, vërehet një rënie me 20% të aksidenteve rrugore.

Gjatë muajit të kaluar, sipas INSTAT kanë ndodhur 88 aksidente rrugore. Numri më i lartë i përplasjeve ka ndodhur nga ora 14 deri në orën 17.

Në tre muajt e parë të vitit kanë humbur jetën dhe janë plagosur 424 persona nga 525 që ishin vitin e shkuar.

Aksidentet rrugore, sipas INSTAT në 86 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Gjatë 3-mujorit, numri më i lartë i tyre është kryer nga grupmoshat 35-44 vjeç.

Por, ndërsa drejtuesit e rinj në krahasim me vjet janë përfshirë më pak në aksidente rrugore, ajo që bie në sy është fakti se ka një tendencë rritëse të përfshirjes në ngjarje rrugore të personave mbi 60 vjeç./E.S

Të fundit

“Diktatori Berisha hapi kutinë e Pandorës, nuk hiqet ‘non grata’ me 6 milionë dollarë”

Kontrata e lobimit me kompaninë amerikane “Continental” të Partisë Demokratike dhe Sali berishës për t’i hequr “non gratën” në...

“200 mijë shqiptarë do të sjellin zarfet nga diaspora”, Zaloshnja: 30 mln euro për postën

Eduard Zaloshnja ka bërë një shkrim për votën e diasporës, duke shkruar se shteti po paguan 30 mln euro për shërbimin postar, por vetëm...

Sondazhi, amerikanët po tremben nga Trump! Kërkojnë më shumë kontroll ndaj tij

Publiku amerikan është i frustruar, i zhgënjyer dhe gjithnjë e më i zemëruar me gjendjen politike 100 ditë pas fillimit të mandatit të dytë...

Nafta në Shpirag, Rama: Kompania Shell po bën pazar sepse ka një vlerë të madhe

Kryeministri Rama sot foli për naftën në Shpirag. Ai theksoi se kompania Shell po tenton të bëjë pazar në stil holandez, sepse vlera e...

Tom Doshi: Do të bashkëpunojmë me PS, nuk do të risjellim në pushtet Berishën!

Tom Doshi ka deklaruar se e Partisë Social Demokrate pret që në Korçë të marrë 1 mandat në zgjedhjet e 11 majit. Ndërsa po...

Lajme të tjera

Web TV