Xhelal Mziu me nipin dhunuan zyrtarin e Bashkisë/ Policia dorëzon në SPAK 3 kallëzime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Bulqizës ka depozituar materialet në Prokurorinë e Posaçme për Xhelal Mziun, nipin e tij dhe Kalosh Murrën, sa i përket incidentit të ndodhur më 24 prill pas një takimi elektoral të PD, ku dyshohet se deputeti demokrat Mziu bashkë me nipin e tij dhunuan zyrtarin e Bashkisë Murra.

Përveç materialit policor, kallëzim për Murrën ka depozituar edhe Xhelal Mziu, i cili prentendon se është ai personi i dëmtuar, ndërsa kallëzim në SPAK ka dërguar edhe një qytetar që pretendon se është dhunuar gjatë incidentit.

Veprimet hetimore do të kryehen nga prokurori Elvin Gokaj, i cili është caktuar në qarkun Dibër për të hetuar krimet zgjedhore apo për të monitoruar këtë zonë deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Në ditët në vijim, pritet që prokurori Gokaj të marrë në shqyrtim tre kallëzimet dhe më pas të kryejë veprime hetimore si dhe të thërrasë personat e përfshirë apo që ishin prezent në vendngjarje, në cilësinë e deklaruesve.

Deputeti demokrat një ditë pas incidentit, reagoi zyrtarisht dhe kërkoi nga Prokuroria e Posaçme që të sekuestrohen kamerat e sigurisë në vendin ku u shënua ngjarja si dhe të hetojë thellësisht ngjarjen, pasi sipas tij u dhunuan kryetari dhe përfaqësues të Partisë Demokratike në Bulqizë.

Mziu hodhi akuza ndaj policisë, duke thënë se ata janë bërë palë në këtë ngjarje kriminale, për faktin se drejtori i policisë se Dibrës ka lidhje familjare me babanë e kandidatit për deputet të PS Jeton Dani.

Incidenti u shënua më datë 24 prill pas një takimi elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren. Policia referoi materialin në SPAK për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Zyrtari i bashkisë pretendon se deputeti demokrat e ka kapur për fyti, ndërsa nipi i tij e ka goditur me grushte pa asnjë shkak, përpara zyrave të njësisë administrative. Në rrjetet sociale qarkullon videoja e dhunës se ushtruar ndaj Murrës, por duhet theksuar se pamjet e filmuara në distance nuk e identifikojnë qartë Xhelal Mziun.

Lexo edhe :  Apeli kërkesë për informacion SPAK/ Duam bisedat në SKY ECC të Ervis e Brilant Martinaj

Sakaq, deputeti demokrat pretendon se ngjarja është manipuluar nga Policia e Dibrës, pasi sipas tij pjesëmarrësit janë intimiduar dhe dhunuar gjatë takimit elektoral ne Ostren. Në rrjetet sociale qarkullon një tjetër video, ku sipas tij, Jeton Dani, babai i kandidatit socialist, Murat Dani sulmon fizikisht kryetarin e PD në Bulqizë, Shaqir Manjani./E.T

Të fundit

Akuzohet për trafikim të miturish/ Urdhër arresti për ish-presidentin e Bolivisë

Drejtësia boliviane ka rivendosur një urdhër arresti për “trafikim të të miturve” kundër ish-presidentit të vendit Evo Morales, i...

Rama thirrje emigrantëve në Greqi/U bë një mishmash me postën, shkoni merreni vetë zarfin

Kreu i PS,  Edi Rama gjatë takimit elektoral në Gjirokastër duke folur për problemet e shfaqura me votën e Diasporës, i ka bërë thirrje...

Balla: PS bën shtet! Shqipëria do të jetë vendi i 29-të anëtar i BE në vitin 2029

Nga Njësia 8 në Tiranë, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, vendosi në qendër të fjalës së tij dy çështje kyçe për...

“Të gjithë janë bufa të vegjël”/ Rama sulmon partitë e vogla: Farë e keqe që “polli” LSI!

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër sulmoi sërish partitë e reja që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke...

Meta kujton kohën si kryeministër/ Dikur bënim projekte si superstrada Kapshticë-Korçë!

Ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rikujtuar një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së tij qeverisëse: nisjen e punimeve për superstradën Kapshticë–Korçë...

Lajme të tjera

Web TV