Sot telefonata Trump-Putin, Rubio: Të gatshëm të godasim me sanksione shkatërruese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orën 10 të mëngjesit me orën e Uashingtonit, Donald Trump do të flasë me Vladimir Putin. Temat e telefonatës, të përshkruara të shtunën në rrjetet sociale nga presidenti amerikan: “T’i jepet fund “derdhjes së gjakut” që u merr jetën mesatarisht mbi 5.000 rusëve dhe ukrainasve çdo javë; dhe tregtia”. Të nesërmen, në Villa Taverna, rezidenca romake e ambasadorit amerikan Tilman Fertitta, pati një takim mes nënpresidentit JD Vance, i buzëqeshur, i shoqëruar nga sekretari i Shtetit Marco Rubio, dhe liderit ukrainas Zelensky. Dy të dërguarit amerikanë kanë takuar edhe shumë liderë të tjerë ndërkombëtarë në kuadër të Meshës së Papës. Takimi në Romë ishte përgatitur prej kohësh nga disa qeveri — natyrisht nga Zelensky, por edhe nga britanikët, francezët dhe gjermanët — shumë kohë përpara njoftimit të papritur të Trump për telefonatën me Putinin. Ndërmjetësit e shumtë dëgjuan të shtunën dhe të dielën nga Rubio të njëjtin koncept kyç: “Duhet t’ia bëjmë të qartë Putinit se jemi seriozë. Jemi të gatshëm ta godasim me sanksione shkatërruese”.

Edhe Trump, në një intervistë me Fox News pas kthimit nga udhëtimi në Gjirin Persik, ka folur për sanksione: “Sinqerisht, do t’i vendos nëse nuk arrijmë një marrëveshje… Do të jenë shkatërruese për Rusinë, sepse ata janë në vështirësi me ekonominë dhe çmimi i naftës është i ulët”. Trump përsëriti gjithashtu se synon të caktojë një datë për të takuar Putinin.

Sanksionet për të cilat i referohen amerikanët lidhen me një propozim të paraqitur nga senatori i Karolinës së Jugut Lindsey Graham, i cili ka mbledhur tashmë 77 firma dhe pritet të arrijë në 80 (një shumicë e gjerë bipartizane): ato do të parashikonin sanksione të rënda ndaj eksportit të naftës ruse dhe taksa për vendet që blejnë hidrokarbure dhe uranium rus (por ndër këto janë edhe Kina dhe India, gjë që e bën një problem politik të madh).

“Kemi qenë të qartë me rusët prej 6-7 javësh që kjo nismë e Senatit është në zhvillim dhe se nuk mund ta ndalojmë, nuk e kontrollojmë dot — tha Rubio nga Roma në një intervistë të transmetuar dje nga televizioni CBS. Kongresi dhe republikanët në veçanti na kanë dhënë hapësirë për të negociuar, por i kemi paralajmëruar rusët dy muaj më parë se (ky ligj) po vjen…”. I pyetur nëse mendon se Putin po fiton kohë, Rubio u përgjigj: “Kjo është ajo që po përpiqemi të kuptojmë dhe do ta marrim vesh shumë shpejt. Në takimin në Turqi, rusët dhe ukrainasit ranë dakord që do të shkëmbejnë dokumente të shkruara me idetë e tyre për një armëpushim. Nëse këto ide janë realiste dhe të arsyeshme, do të ketë përparim; nëse përmbajnë kërkesa që e dimë se janë të parealizueshme, do të bëjmë një vlerësim ndryshe. Nga njëra anë po përpiqemi të arrijmë paqe në një konflikt të përgjakshëm dhe të kushtueshëm, dhe kërkohet durim, por nga ana tjetër nuk kemi kohë për të humbur me bisedime të pafundme”.

Lexo edhe :  Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Kjo qasje i pëlqen shumë Zelenskyt, por Rubio dhe Vance nuk kanë mundur t’i sigurojnë as liderit ukrainas e as europianëve që Trump do të përdorë kërcënimin me sanksione në telefonatën me Putinin. Pikërisht për këtë, kancelari gjerman Merz ka dalë hapur me një komunikatë zyrtare, duke deklaruar se europianët duhet të kenë një bisedë me Trump përpara se presidenti amerikan të flasë me Putinin. Giorgia Meloni ka folur në telefon me Trump të shtunën, sipas burimeve diplomatike të cituara nga agjencia Adnkronos.

Në përgjithësi në Romë, europianët i kanë komunikuar dy amerikanëve një farë skepticizmi për rezultatin e telefonatës Trump-Putin. Skepticizëm i ndarë edhe nga Mark Carney, kryeministër kanadez, dhe Anthony Albanese, kryeministër australian. Të dy kanë takuar Zelenskyn; Carney ka takuar edhe Vance. Kanadaja dhe Australia kanë qenë ndër vendet e para që kanë ofruar ushtarë për një mision ushtarak në Ukrainë. Ndërkohë nga Uashingtoni, i dërguari i posaçëm për Rusinë, Steve Witkoff, tha për televizionin ABC se telefonata do të jetë shumë e dobishme “për të kuptuar se ku ndodhemi dhe si t’i çojmë deri në fund këto negociata. Do të jetë një telefonatë e suksesshme… Ata e njohin njëri-tjetrin, presidenti është i vendosur ta përfundojë këtë çështje… nëse nuk mund ta bëjë ai, nuk mund ta bëjë askush tjetër”./Corriere della Sera/e.s

Të fundit

Pako me kokainë të fshehura në dollap, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Dy shqiptarë përkatësisht të moshave 38 vjeçe dhe 25 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë italiane të akuzuar...

Sonte finalja e Europa League, Tottenham përballë Man. United për të shpëtuar fytyrën

Sot në mbrëmje Europa League do të shpall kampionen e saj. Një derbi anglez mes Tottenham dhe Manchester Unitedin me synimin për të...

Vjosa Osmani, vizitë zyrtare në Zvicër, përkujton veprën e Ahtisaarit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur me nderime shtetërore nga Presidentja e Konfederatës...

Salma Hayek betohet se lëngu ‘që po e mban të re’, është ai mund ta përdorim të gjithë!

Salma Hayek bën "be" mbi përfitimet e tij për bukurinë, performancën dhe mirëqenien e përgjithshme. Është me të vërtetë një lëng i pasur me...

Erion Braçe këmbëngul: Nuk kisha asnjë problem me Olta Xhaçkën, por kameramani…

I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti socialist, Erion Braçe. Ai ka treguar më shumë rreth zgjedhjeve, si shkoi gjithçka dhe ka sqaruar...

Lajme të tjera

Web TV