Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kryeqytet vijojnë ngjarjet e rënduara që shqetësojnë qytetarët dhe autoritetet. Një fëmijë i moshës 2 vjeç, shtetas holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një hoteli në Rinas, ku ndodhej me familjen e tij, dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, një adoleshente 16-vjeçare dyshohet se ka konsumuar mbidozë medikamentesh në banesën e saj dhe po trajtohet nga specialistët shëndetësorë.

Policia e Tiranës ka njoftuar gjithashtu për një sërë ngjarjesh të tjera kriminale dhe rrugore në kryeqytet, duke bërë të ditur arrestime dhe procedime në gjendje të lirë për persona të përfshirë në dhunë, konflikte fizike dhe drejtim automjetesh në mënyrë të parregullt, përfshirë edhe raste të drejtimit në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. D., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mashtrimi”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Sh., 60 vjeçe, J. Sh., 29 vjeç, Y. Sh., 34 vjeç, M. N., 52 vjeçe dhe M. N., 21 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 49 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 43-vjeçar.

Specialistët e qarkullimit rrugor vunë në pranga shtetasit:

-A. M., 27 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur në bulevardin “Migjeni”, këmbësorin, shtetasin O. D., 66 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;

-B. Sh., 51 vjeç dhe J. H., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

Lexo edhe :  Reshjet e shiut "mbulojnë" gjithë vendin, anulohen lundrimet në Vlorë

-A. M., 20 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në menyrë të parregullt”.

Më datë 22.05.2025:

-ka rënë aksidentalisht, nga kati i tretë i hotelit në Rinas, ku qendronte së bashku me prindërit, një 2-vjeçar holandez. Aktualisht 2-vjeçari është në kujdesin e mjekëve;

-dyshohet se ka konsumuar mbidozë medikamentesh, në banesë, një 16-vjeçare. Ajo është në kujdesin e mjekëve.

Grupe hetimore po punojnë për dokumentimin e rrethanave të të dyja rasteve./E.T

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV