“Jemi të përgatitur!” Merz merr në dorë fatin ushtarak të Europës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka siguruar partneren e BE-së dhe NATO-s, Lituaninë, për mbështetjen gjermane kundër kërcënimit rus. Përpara të ashtuquajturit thirrje për vendosjen e Brigadës Gjermane në Lituani, Merz theksoi në Vilnius se nuk kishte pasur kurrë një vendosje kaq të madhe dhe të përhershme të Bundeswehr-it në Evropën Lindore. “Dua t’u them këtë njerëzve: Të dashur lituanezë, mund të mbështeteni tek ne, mund të mbështeteni te Gjermania”, theksoi Kancelari, i cili shoqërohej nga Ministri Federal i Mbrojtjes Boris Pistorius. Merz foli me bindje se një NATO do të mbrojë çdo milimetër të territorit të sajë.

“Çdokush që sfidon NATO-n, duhet ta dijë se ne jemi të pregatitur. Çdokush që kërcënon ndonjë aleat duhet ta dijë se e tërë aleanca do të bashkohet për mbrotjen e çdo milimetri të territorit të NATO-s. Duhet të jemi gati të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur veten tonë në mënyrë që të mos kemi nevojë ta bëjmë më”, tha Friedrich Merz, Kancelari i Gjermanisë.

Situata e sigurisë në vendet baltike mbetet shumë e tensionuar, theksoi Merz. Ndërsa afrohet Samiti i NATO-s në Hagë, Merz vuri në dukje se aleatët janë të përgatitur dhe të vendosur përballë një lufte me Rusinë. Merz foli edhe për mundësinë e largimit të trupave amerikane nga Europa.

“Nuk kemi për momentin indikacione se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen ushtarakisht nga Europa. Ne vijojmë të bashkëpunojmë ngushtësisht me Amerikën në nivelin poilitik dhe ushtarak, përfshirë dhe stacionimin e trupave amerikane në Europë. Në këtë mënyrë ne prezumojmë se asgjë nuk do të ndryshojë atje. E ndërsa afrohemi me Samitin e NATO-s në Hagë, mesazhi ynë duhet të jetë i qartë. Ne jemi të bashkuar, të përgatitur dhe të vendosur. Ne proklamojmë për një mbrojtje ambicioze dhe për arritjen e shpenzime në 5 për qind të GDP”, theksoi Merz.

Lexo edhe :  Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Nga ana e tij, Presidenti i Lituanisë premtoi rritjen e në 5 për qind të GDP për shpenzime e mbrojtjes. /e.t

Të fundit

Humbja e zgjedhjeve/ Berisha i bën kërkesën e çuditshme Trump

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas operacionit të fundit “Ura”, duke bërë një thirrje drejtpërdrejtë ndaj...

Fustani blu nuk u vesh kurrë

Në një fshat të vogël, atje ku koha ngul kapëset e mëngëve në shinat e inercisë, por lodhja vrapon si tajfun, jetonte një nënë....

Trump përshkallëzon luftën tregtare me BE-në: Do ta luaj lojën sipas mënyrës sime!

Deklaratat e Donald Trump ditën e djeshme se ai “nuk po kërkon një marrëveshje” me Brukselin, të shoqëruara me kërcënimin për vendosjen e tarifave prej 50%...

Qëlloi mjeken dhe përplasi automjetet e policisë, arrestohet 42-vjeçari

Enis Vrapi, 42 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit pas një incidenti të rëndë të ndodhur paraditen e së premtes, më 23 maj,...

Arsyeja përse Sali Berisha është kaq i qetë pas 11 Majit

Mero Baze Sali Berisha është shumë i relaksuar. Nëse i hidhni një sy intervistës së tij tek “Opinion” i Fevziut, dukej sikur kishte arritur ëndrrën...

Lajme të tjera

Web TV