Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë ka bërë një reagim ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në Darkën e Korrespondentëve në Washington Hilton në Connecticut Avenue.
Në një postim në “X”, Leavitt thotë se mbrëmja mori një tjetër kthesë nga një person që kërkoi të vriste Presidentin dhe të vriste sa më shumë zyrtarë të lartë të administratës Trump.
“Ajo që supozohej të ishte një natë argëtuese në WHCA me Presidentin Trump duke bërë shaka dhe duke festuar lirinë e fjalës, u rrëmbye nga një person i çmendur dhe i shthurur që kërkoi të vriste Presidentin dhe të vriste sa më shumë zyrtarë të lartë të administratës Trump. Isha me Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë në prapaskenë pasi u shoqëruam shpejt në vend të sigurt nga Shërbimi Sekret. Presidenti Trump ishte vërtet i patrembur, por siç tha mbrëmë, kjo dhunë politike duhet të marrë fund. Faleminderit forcave të ligjit që na mbajtën të gjithëve të sigurt, përfshirë agjentin e guximshëm që mori një plumb në gjoks dhe menjëherë veproi për të neutralizuar autorin e vrasjes. Lutuni për vendin tonë”, thuhet në postimin e Leavitt./mxh
