“I rrezikshëm!”. Ish-ushtaraku vret 3 vajzat e tij të mitura, arratiset në pyll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në shtetin e Uashingtonit, SHBA, pasi Travis Decker, një veteran 32-vjeçar i ushtrisë amerikane, dyshohet se ka vrarë tri vajzat e tij të mitura përpara se të zhdukej në pyje. Vajzat Paityn (9 vjeç), Evelyn (8 vjeç) dhe Olivia (5 vjeç) u raportuan të zhdukura të premten e kaluar, pasi duhet të takoheshin me babanë e tyre. Trupat e tyre u gjetën të hënën në një kamp në Leavenëorth, rreth 50 km larg shtëpisë së tyre.

Hetimet zbuluan se vajzat ishin lidhur dhe më pas ishin mbytur me qese plastike. Decker ka përvojë të gjerë ushtarake dhe është i stërvitur për mbijetesë në kushte ekstreme. Kjo e ka bërë më të vështirë ndjekjen e tij, thonë autoritetet. Ai shërbeu si parashutist në Afganistan dhe ishte pjesë e Gardës Kombëtare të Uashingtonit, por kishte ndërprerë pjesëmarrjen në stërvitjet mujore dhe ishte drejt largimit nga radhët e ushtrisë për arsye disiplinore.

Ish-bashkëshortja e tij, Ëhitney, kishte shprehur shqetësime për gjendjen e tij mendore dhe stabilitetin emocional, duke theksuar se ai vuante nga çrregullime të personalitetit dhe nuk merrte trajtim./kb

Të fundit

Tedi Blushi: 251 kriminelë të lirë, Ilir Meta në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se mosekzekutimi i...

25 sanitare të spitalit psikiatrik të Vlorës: Kemi dy muaj pa marrë rrogën

Sanitaret e Spitalit Psikiatrik në Vlorë kanë dalë në protestë për mungesën e pagës prej dy muajsh ndërsa kanë deklaruar se do të sabotojnë...

1940 – “Dita më e vështirë”: Kur qielli mbi Britani vendosi fatin e Evropës

Më 18 gusht 1940, ndodhi ajo që më vonë do të njihej si “Dita më e vështirë” (The Hardest Day) – një nga përballjet...

Sherri për parkimin shkon në dhunë, dy vëllezërit plagosin nënë e bir

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku një konflikt për parkimin e automjetit degjeneroi...

Borussia Dortmund dhe Niko Kovac shtrëngojnë duart

Vlera e Niko Kovac po rritet ndjeshëm në Dortmund. Negociatat për rinovimin e kontratës së trajnerit janë duke u zhvilluar dhe duket se janë...

Lajme të tjera

Web TV