Lajm i mirë! Pensionistët shqiptarë do të marrin pension të 13-të!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të moshuarit shqiptarë do të marrin pension të 13-të. Qeveria planifikon që ky objektiv të arrihet brenda vitit 2030. Në Dokumentin Politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2025–2030 argumentohet se zbatimi i këtij vendimi do të bëhet i mundur me ndryshimin e ligjit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”.

Nga buxheti i shtetit pritet të dalin rreth 25 milionë euro më tepër për pensionin e trembëdhjetë.

“Pensioni i trembëdhjetë është një domosdoshmëri. Dhe jo vetëm në këtë rast për aspektin ekonomik, që tregon se pensionistët janë një kategori në nevojë, por shihet edhe në aspektin politik. Ata janë të gjithë votues. Unë gjykoj se janë pjekur kushtet që qeveria të lëvizë. Pavarësisht se janë lëvizje shumë të vonuara, pasi kjo forcë politike ka 11 vite në pushtet, gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar”, thotë për A2 CNN Teuta Nunaj, eksperte ekonomie.

Qeveria parashikon që deri në vitin 2030 të rrisë në masën 50 për qind pensionin mesatar në Shqipëri. Aktualisht, pensioni mesatar i pleqërisë në vend, sipas të dhënave të vitit 2024, është 184 euro për pensionet urbane dhe 110 euro për pensionet rurale. Kjo do të thotë se brenda 5 viteve, pensionet e qytetit pritet të shkojnë mesatarisht në 276 euro dhe pensionet e fshatit në 165 euro.

“Pavarësisht se janë lëvizje shumë të vonuara, pasi kjo forcë politike ka mbi 12 vite në pushtet, gjithsesi mbetet për t’u vlerësuar. Shpresojmë të mos mbetet thjesht si një dokument i hartuar”, thotë Nunaj.

Një tjetër ndryshim që pritet të reflektohet në sistemin e pensioneve nga viti i ardhshëm është ai i zbutjes së hendekut mes asaj që pensionistët në fshat dhe qytet kontribuojnë apo marrin. “Ka diferenca në pagesa. Diferencë ka edhe te derdhja e kontributeve shoqërore. Në zonat rurale ka pasur dhe ka shumë informalitet”, thotë Nunaj.

Lexo edhe :  U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Një në pesë shqiptarë sot është i moshuar. Nga rreth 2.4 milionë qytetarë në total, më shumë se 473 mijë janë mbi 65 vjeç. Banka Botërore, bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, janë duke ndihmuar Ministrinë e Financave për të rishikuar skemën e pensioneve. m.p.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV