Trump korrigjon shkarkimet e Elon Musk dhe rikthen punonjësit në detyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka nisur të rikthejë në punë një pjesë të nëpunësve të lartë që ishin detyruar ose nxitur të japin dorëheqjen si pjesë e një fushate të ashpër shkarkimesh të drejtuar muajt e fundit nga zyra për efikasitetin qeveritar, e njohur si “Doge”, e cila deri javën e kaluar drejtohej nga Elon Musk.

Ky kthim pas vjen ndërkohë që marrëdhëniet mes Trump dhe Musk janë përkeqësuar ndjeshëm, duke kulmuar me një përplasje publike të pazakontë mes dy ish-aleatëve të ngushtë.

Edhe para largimit të Musk nga administrata, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin filluar të kuptonin se largimi i stafit me përvojë po rrezikonte funksionimin e disa prej institucioneve më të rëndësishme federale, përfshirë Shërbimin e Taksave (IRS), Departamentin e Shtetit dhe Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

“Dëshironin të jepnin idenë se po shkurtonin administratën, por nuk u menduan fare se çfarë duhej ruajtur”, tha për Ëashington Post një ish-punonjëse e FDA-së, e cila fillimisht ishte larguar, por më pas u riemërua në detyrë.

“Tani duket sikur për ta ishte thjesht një lojë”, shtoi ajo.

Lëvizja për të korrigjuar këto vendime është interpretuar nga analistët si një pranim i faktit se reforma e ndërmarrë nën drejtimin e Musk ishte më shumë simbolike sesa e qëndrueshme, duke shkaktuar pasoja të padëshiruara në funksionimin e përditshëm të administratës federale./kb

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV